• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Afera CEZ-DIA, PS kërkesë SPAK: Ku janë janë hetimet për Berishën?

18/02/2022
Afera CEZ-DIA, PS kërkesë SPAK: Ku janë janë hetimet për Berishën?

Një ditë pasi e paralajmëroi në Kuvend se ish-kryeministri Sali Berisha kishte “hesape” pa mbyllur me SPAK, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, kërkon të dijë nga SPAK, se në çfarë faze janë hetimet për kallëzimin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për hetimet e çështjes CEZ-DIA. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dorëzuar shkresën zyrtare ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku renditet e gjithë rruga që PS ka ndjekur për hetimin e skandalit CEZ-DIA që prej momentit kur në pushtet erdhën socialistët.
Në listën e personave që Komisioni Hetimor i PS, i ngritur në vitin 2016 mori për në hetim janë 12 persona, përfshirë edhe familjen Berisha, ish-kryeministrin, të birin, Shkëlzenin dhe Jamarbër Malltezin. E njëjta shkresë i është dërguar nga Balla edhe kreut të Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela.

‘Në lidhje me kallëzimin, nuk kemi asnjë informacion se në çfarë gjendje dhe shkalle procedimi është‘-thuhet ndër të tjera në këto shkresa të dërguara.

Afera CEZ-DIA dhe kujtesa pas “Skrapit”
Skandali për privatizimin abuziv të OSSH, me një dëm prej gati 415 milionë euro u hetua nga një komision parlamentar që u ngrit nga socialistët me të marrë pushtetin. Komisioni kallëzoi në prokurori Sali Berishën, ish-ministrat Ridvan Bode, Florion Mima, Genc Ruli, dhe disa ish-zyrtarë të tjerë si Enno Bozdo, Mimoza Vokshi, Suzana Guxhollin, Nue Nik Kalaja dhe Shtetasi çek, Josef Hejsek. Në krye të Komisionit ishte vetë Balla, por deri më sot, ende nuk ka dijeni për ecurinë e këtij kallëzimi.
Në seancën e djeshme plenare, pasi Berisha iu referua SPAK si “skrapi”, Taulant Balla u irritua duke thënë se “SPAK” ende nuk ka vepruar ndaj tij, dhe se forca e institucionit do të shihet në hetimet e dosjeve të vjetra.

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Superiore/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 17-të

Superiore/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 17-të

21/12/2025
Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës, reagon Duka: Zë unik, mjeshtër i fjalës

Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës, reagon Duka: Zë unik, mjeshtër i fjalës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al