Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në Policinë e Gjirokastrës arrestuan në flagrancë shtetasin V. R., 62 vjeç, banues në fshatin Lulëzim, Memaliaj, pasi në fshatin Krahës, Memaliaj, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident automobilistik, vetëm me dëme materiale. Cështja po hetohet nga Prokuroria e Gjirokastres.