• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kthesa gjermane…

27/02/2022
Kthesa gjermane…

Kancelari Scholz sapo bëri të ditur se sulmi i Rusisë kundër Ukrainës paraqet një kthesë epokale. Për këtë arsye edhe Gjermania tash po bën një kthesë dhe do të furnizojë Ukrainën me 1000 predha kundër tankeve dhe 500 raketa Stinger.

Ndonëse nuk mund të krahasohet konteksti, kthesa e sotme gjermane në rastin e Ukrainës të kujton vendimin e qeverisë gjermane më 1999 për të përkrahur sulmet e NATO-s kundër regjimit serb. Atëbotë kthesën e patën bërë ministri i Jashtëm Fischer dhe kancelari Schröder, i cili ndërkohë ka kaluar në taborin e Putinit.

***

Presioni i madh ndërkombëtar, por edhe i mediave kryesore gjermane po tregon efekt: Gjermania ka lejuar që përmes Holandës të furnizojë Ukrainën me 400 bazuka (armë antitankiste).

Edhe Estonia lejohet ta furnizojë Ukrainën me topa që dikur i ka marrë nga Gjermania.

Vendimin e kanë bërë të ditur ministrja e Jashtme Annalena Baerbock dhe ministri i Ekonomisë Robert Habeck. Të dy politikanë të partisë së gjelbër.

Edhe presioni për të dëbuar Rusinë nga sistemi i pagesave SWIFT duket se e ka bërë Gjermaninë të fillojë një proces për ndryshimin e qëndrimit.

Në mediat gjermane kritikat kundër klasës politike në Berlin janë të pamëshirshme.

Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se kjo gjeneratë politikanësh është dështake dhe naive ndaj Rusisë.

Der Spiegel dhe Süddeutsche Zeitung theksojnë se ka ardhur koha që të marrin fund fjalët boshe të politikanëve gjermanë.

(E.Robelli)

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Derbi i takon Realit, Vini nderon Los Blancos ndaj Atleticos

VIDEO/ Derbi i takon Realit, Vini nderon Los Blancos ndaj Atleticos

23/03/2026
VIDEO/ Inter zhgënjen në Firenze, i jep mundësinë Milanit të afrohet në -6

VIDEO/ Inter zhgënjen në Firenze, i jep mundësinë Milanit të afrohet në -6

22/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al