• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Braktisi Gjirokastrën, Milinkoviç prezantohet te Kukësi: Pas disa muajsh do mësoj të flas shqip

29/07/2017
Braktisi Gjirokastrën, Milinkoviç prezantohet te Kukësi: Pas disa muajsh do mësoj të flas shqip

Nga Kukësi te Kukësi, sezonin e fundit Mladen Milinkovic e mbylli duke ju shkaktuar humbjen e parë dhe të vetme kampionëve pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Luftëtarin, të riun e nis në drejtimin e Kukësit. Është ai i përzgjedhuri, shalli me blunë e clirët është i kthjellët dhe i lehtë por objektivat të rëndë. Safet Gjici deri tani i ka fituar me radhë, këtë vit i kërkon të treja bashkë, Superkupë, Kupë dhe Kampionat.

” Kemi marrë Kupë, Superkupë e Kampionat. I kemi dhënë tonin kampionatit besoj fort te trajneri, natyrisht Kukësi do vazhdojë të konkurrojë denjësisht si në Kampionat dhe në Kupat e Europës. Objektivat kryesore janë të panegociueshme sic është titulli kampion. Cdo gjë që do të bëjë trajneri ne jemi të gatshëm ta mbështesim fuqishëm për të marrë titullin kampion. Ndoshta nuk jemi shumë sipmatik por tregojmë veprat dhe punët që do të vazhdojmë bashkë për titullin kampion.”

Milinkovic konfirmon objektivat me një premtim të pazakontë deri më tani nga trajnerët e huaj, ai për tu shqiptarizuar, të paktën me gjuhën.

“Më vjen keq që nuk flas shqip pasi për momentin nuk e shpreh shumë mirë por shpresoj që për disa muaj do të komunikoj me mediat në shqip. Jam shumë i lumtur që erdha në një klub si Kukësi dhe shpresoj që me shumë punë t’i kënaq të gjithë ata që mbështesin Kukësin duke nisur nga Presidenti.  Kam qejf që ka shumë ambicie, e po ashtu dhe unë, kemi vënë tre objektiva të mëdhenj përballë nesh. Eshtë e thjeshtë të premtoj dicka por besoj se me ndihmën e të gjithëve do të festojmë titullin edhe sezonin e ardhshëm”.

Gjici i kërkon një start me fishekzjarre, që në përballjen e parë sezonale me Tiranën.

“Objektivi kryesor është në fillm sezonin ta fillojmë me Superkupën. Ju e dini që unë dua të fitoj Superkupën, Kupën dhe Kampionatin, këto janë objektivat. Nëse arrijmë të fitojmë kampionatin natyrish do të kandidojmë për Kupat e Europës”.

Milinkovic premton jo vetëm rezultat, por edhe lojë të bukur, aspektin me të cilin spikati te Luftëtari.

” Natyrisht dua të bëjë që Kukësi të ketë një lojë që ta dallojë në Shqipëri. Duam ti japim shansin edhe lojtarëve të rinj që të provojnë kualitetin dhe të ndihmojmë klubin për të rritur financat”

Një sezon pa humbje si ai i kaluari kur të vetmen ja shkaktoi vetë Kukësit, nuk i prish ambiciet e trajnerit të ri.

” Unë do të isha i lumtur të fitoja kampionatin dhe të humbja tre ndeshje, pasi rezultati është më i rëndësishëm. Të mos humbasësh asnjë ndeshje është e rëndësishme për statistikat, për klubin është më i rëndësishëm kampionati”.

Në rrjete sociale është folur për pakënaqësinë e tifozëve për mbërritjen e një trajneri serb, Milinkovic është i kujdeshëm, teksa flet se në Shqipëri është ndier gjithmonë mirë dhe ka ndryshuar madje edhe opioninin te miqtë e tij në Serbi që s’e njohin vendin tonë. Gjici është i drejtëpëdrejtë, sidomos me faqen në fjalë.

“Duhet kuptuar një gjë që Kukësi është mikpritës. Në skuadër kemi patur shumë lojtarë serb. Topi bashkon shumë shtete politika jashtë sportit. Jam shumë korrekt ju e dini, si Popovic apo trajneri janë serb, me ta kemi patur marrëdhenie korrekte. Mos flasim me disa fytrë nxirë që dalin në “facebook”, sepse ata nuk janë tifozë të Kukësit, tifozët e Kukësit janë mikpritës. Jemi ne vitin 2017 nuk i kemi problemet që shfaqen në “facebook”.

Milinkovic vjen te Kukësi me stafin e tij prej 4 personash, do të ketë dorë të lirë në përgzjehdjen e skuadrës, do të sjellë elementët që konsideron të nevojshëm me Presidentin që premton se nuk do ti ndërhyjë në zgjedhje, madje edhe nëse do të largojë dikë nga grupi aktual.  Një epokë e re po nis te Kukësi./supersport

Related Posts

ZYRTARE/ Shqipëria e nis në Meksikë në orën 4 të mëngjesit! Mësohet kalendari i plote me oraret dhe stadiumet e ndeshjeve të kuqezinjve nëse shkojnë në Botëror
Sport

ZYRTARE/ Shqipëria e nis në Meksikë në orën 4 të mëngjesit! Mësohet kalendari i plote me oraret dhe stadiumet e ndeshjeve të kuqezinjve nëse shkojnë në Botëror

06/12/2025
VIDEO/ Arbër Hoxha nuk ndalet, bën mrekullinë në minutën e 112 dhe shpëton ekipin nga humbja
Sport

VIDEO/ Arbër Hoxha nuk ndalet, bën mrekullinë në minutën e 112 dhe shpëton ekipin nga humbja

06/12/2025
E rëndë në Greqi/ Fëmija 18-muajsh me baba shqiptar sulmohet për vdekje nga qeni pit bull
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Fëmija 18-muajsh me baba shqiptar sulmohet për vdekje nga qeni pit bull

06/12/2025
Baggio lutet për Italinë: Shpresoj ti shoh në Botëror, lojtarët të japin 100%
Sport

Baggio lutet për Italinë: Shpresoj ti shoh në Botëror, lojtarët të japin 100%

06/12/2025
Gimenez nuk bind, Milan hidhet në sulm për gjermanin e West Ham
Sport

Gimenez nuk bind, Milan hidhet në sulm për gjermanin e West Ham

06/12/2025
Plas në Turqi, prokuroria e Stambollit lëshon 46 urdhër arreste, të përfshirë lojtarë të Fenerbahçe dhe Gallatasaray
Sport

Plas në Turqi, prokuroria e Stambollit lëshon 46 urdhër arreste, të përfshirë lojtarë të Fenerbahçe dhe Gallatasaray

06/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

ZYRTARE/ Shqipëria e nis në Meksikë në orën 4 të mëngjesit! Mësohet kalendari i plote me oraret dhe stadiumet e ndeshjeve të kuqezinjve nëse shkojnë në Botëror

ZYRTARE/ Shqipëria e nis në Meksikë në orën 4 të mëngjesit! Mësohet kalendari i plote me oraret dhe stadiumet e ndeshjeve të kuqezinjve nëse shkojnë në Botëror

06/12/2025
VIDEO/ Arbër Hoxha nuk ndalet, bën mrekullinë në minutën e 112 dhe shpëton ekipin nga humbja

VIDEO/ Arbër Hoxha nuk ndalet, bën mrekullinë në minutën e 112 dhe shpëton ekipin nga humbja

06/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al