Kryeinspektori i Përgjithshëm dhe ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula i është përgjigjur deklaratës së sotme të kryedemokratit Sali Berisha.
Kreu i PD-së në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, tha se tani Ramën e mbrojnë vetëm ata që kanë qenë më parë në krah të tij dhe tani janë rreshtuar pas Ramës, duke përmendur Dashnor Sulën.
Ky i fundit, i ftuar në A2 CNN, tha se Berisha e përmend se e ka përzemër, ndërsa e cilësoi kryedemokratin si një ish-baba shpirtëror në politikë.
“Jam i lumtur. Dashuria e vjetër nuk harrohet, kështu që Berisha më ka për zemër që më përmend. Sigurisht edhe unë e kam pasur për zemër shumë. Nuk e harroj. Nuk mund të harrosh ish-babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë”, tha Sula.









