• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dalin SMS e Koço Devoles: Nga rrëfimet për pushimet, tek lufta me shëndetin dhe humori me bashkëshorten në natën e parë të martesës

03/03/2022
Dalin SMS e Koço Devoles: Nga rrëfimet për pushimet, tek lufta me shëndetin dhe humori me bashkëshorten në natën e parë të martesës

Nga Mitro Çela

-Në librin “Koço Devole”, kam një tregim me titull” Mesazhe nga karantina”.(2020-2021). Duke gërmuar në celular, gjeta disa mesazhe që kam shkëmbyer me Koçon në vitet 2017 deri në vitin 2019. –

28 korrik 2017

Unë:-Si je Koço djali! Na mungon. Këtej sahara, edhe pse fitoi Rama. Po andej?

Koço-Shoku Mitro të përshëndes edhe në emër të presidentit Trump. I kam kërkuar takim, ta uroj edhe në emrin tënd. Por ka qënë i zënë, donte të më shkruante zëdhënisja e shtypit. Nuk ja mora për keq, sepse thonë që ka një damar nga Shqipnia e Veriut. Diku-diku i afërt me Berishën. Nuk është thashathem. Po ti shohësh në foto, ngjajnë nga surrati dhe huqet.

Gjëndja ime shëndetësore është nën kontroll. Të fala Ezmerkës. Të përqafoj.

1 gusht 2017

Unë-Koco! I bere analizat? Po të afrohen ditët. Po të presim si Pashkën e Madhe. Ne jemi në Golem. Çdo ditë shkojmë në Kavajë. E di ti Koço që Kavaja ka ndryshuar? Janë shtruar rrugët. Ka restorante peshku. Shkëlqen “Fiore” dhe “Poçeria e Vjetër”.

Marlise-nusja është në Londër.

Ai-Më datë 5 gusht 2017 marr përgjigjet. Në datë 8 gusht, me kismet jam në Tiranë. Më ka ftuar Filipi të pushoj 10 ditë në Sarandë. Më lodhi Amerika duke ndënjur dhe kam nevojë të nxij zhapën dhe të laj mëkatet në detin Jon. Sipas informacioneve, mund të të shkojmë nja dy-tre ditë në Sivota. Kam qënë nja dy herë. Është parajsë.

Nipi yt mirë me fjalorin e pasur. Duket ndihma e gjyshit. Ja kalofshi sa më bukur. Përqafime. Po të nis një foto nga Çikago. Më duket qytet i bukur…

Unë-E krahason me Kavajën tënë? Neise! Pashë foton tënde nga Amerika. Vure ndonjë koqe hudhër, se mos të marrin në sy amerikanët.

Ai-Ç’më duhet hudhra, kur jam koqe vet.

Unë-Nuk e ke keq. Edhe mua më pëlqen, që në Gjirokastër kandarit i thonë Mitro!

6 janar 2018

Unë-Qirjo! Të mungon atdheu mama?

Ai- Më mungojnë të dy llojet e dherave. Edhe dheu i atit edhe dheu i mëmës. Punë e dhjerë kjo punë e dheut?! Kur zbret nga aeroplani, në vend të dheut duhet të puthësh asfaltin. Bëj një propozim në Akademinë e Shkencave për ndryshimin e fjalës së urtë. Është: balta më e ëmbël se mjalta. Të bëhet: asfalti më i zi se zezaku! Në Amerikë vetëm zezakë sheh rrugëve dhe vetëm zezakë mund të përqafosh? Por duhet kujdes. Ti përqafosh nga kurrizi, se mund të hash ndonjë hu?!

Të fala Netit dhe thuaj se vitaminat D3 janë në cantën time.

Unë-Faleminderit thotë Neti. Mirë i ke kallaballëkun? Ke lëvizur apo pranë oxhakut? Këtej mirë. Puna në Fiks Fare, tamam tamam fillon nesër, më 9 janar. Shefin e ke top. Vendin e Kol Ballës e zuri Ylli Rakipi. Qifja na la shëndenë nga parlamenti.

Ai-Erdhën lajmet edhe ketu qirjo. Të kemi shëndenë pa plaçka vihet.

11 mars 2018

Ai:-Ngushëllimet e mia Mitro. I qoftë dheu i lehtë doktor Polikronit. Në kujtesën time do mbetet si modeli i doktorit human.

3 korrik 2018

Unë:-Si je Koço djali? Mirë udhëtove? Ne ishim në Paris. Çuam djalin në Disney Land. Kullota sitë edhe une, plaku de.

Ai- Bravo të qoftë. Në pleqëri gjërat shijohen më mirë. Kuptohet duke larguar Ezmerkën. Ndryshe e ke hak dajakun! Por ti kot kruhe. Plaku dhe qëni janë besnik për gratë?

Më duhen urgjent dy vertetime nga Istituti i Sigurimeve: Më duhet zyrtarish sa e kam pensionin unë dhe zonja ime: Hurma Devole.

Unë:- Hurmaja është bërë e ëmbël, si puna frutit kur piqet? Apo vazhdon të hedhi shkjelma, si Ezmerka ime?

Ai:-Hurmaja ime nuk piqet. Nga huqet mbetet njësoj.

– Kur e mora që e mora, nusja ime ka qenë balerinë. 50 kile.

Bëmë dasmë. Në mesnatë u futëm në dhomë. Rrëmbeva nusen në duar.

Elashë butë-butë në krevat. Pa nisur nga puna, ajo më thotë:

– Në duar do më mbash gjithë jetën?

-Sa të kem frymë!

-Ikën vitet. Gruaja nisi të shtojë në peshë. U rrumbullos. Ca kohë e mirrja kalipiç deri në krevat. Këputa mish. Së fundi kam mësuar një marifet. E shtrij gruan në dysheme. E rrukullis deri në krevat. Pastaj? Gjumë… Berati!

Unë-Sa e bukur! Ta botoj! Mbase marr ndonjë koqe leku?!

Ai:- Lere humorin. Që të bëhesh humorist, duhet të kapërcesh ylberin! Dalim tek problemi: I thuaj Astrit Hado, drejtori Institutit: Të bën të fala vetë Koçoja? Dy vertetime duhen anglisht dhe ti nisi me postë të shpejtë. Bakshishin ne amerikanët shqipo i kthejmë tre fish. Të përqafoj. dhe meru që nesër të lutem. Te fala të gjithëve.

Nëse do rroj ose jo, varret nga ty.

Unë:-Koço! Pasi këndova rrjeshtin e fundit, mu duk vetja si Mesi!

Ai:- Më shumë! Çfarë do bënim ne pa ndërhyrjet e tua gjithë lezet?

Related Posts

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Revolucion i vërtetë, Tiranës i largohen 12 lojtarë nga skuadra

Abissnet Superiore/ Java e fundit e kampionatit për vitin 2025 do të luhet të martën & të mërkurën

22/12/2025
Shtëpia kapsulë: Si po përballet Toney me distancimin nga banorët

Shtëpia kapsulë: Si po përballet Toney me distancimin nga banorët

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al