• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çmendet tregu, çmimet e ushqimeve kapin shifra rekord në shkurt

08/03/2022
Çmendet tregu, çmimet e ushqimeve kapin shifra rekord në shkurt

Inflacioni u rrit përsëri në muajin shkurt dhe arriti nivelin 3.9%, duke shënuar një rekord të ri për më shumë se një dekadë. Rritja e inflacionit është gjithnjë e më e përqendruar te produktet ushqimore, energjetike dhe shërbimet e transportit, duke pasqyruar shtrenjtimin e ndjeshëm të këtyre produkteve në tregjet ndërkombëtare. 86% e inflacionit agregat për muajin shkurt erdhi nga tre grupet e mësipërme.

Inflacioni i grupit ‘ushqime dhe pije joalkoolike’ në shkurt arriti në 6.9%, duke vijuar tendencën e rritjes së shpejtë që po regjistron në muajt e fundit. Një vit më parë, inflacioni i ushqimeve ishte vetëm 3.2%, çka tregon qartë ritmet e larta të shtrenjtimit të këtyre produkteve. Sipas Instat, produktet që janë shtrenjtuar më shumë krahasuar me një vit më parë janë ato të nëngrupit ‘zarzavate përfshirë patatet’, me 16.4%, pasuar nga nëngrupet ‘vajra dhe yndyrna’ me 10.1%, ‘fruta’ me 7%, ‘bukë dhe drithra’ me 6.8%, ‘sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira’ me 6.7%, ‘mish’ me 3.9%, ‘qumësht, djathë dhe vezë’ me 3.3%.

Inflacioni i grupit ‘transporti’ për shkurtin arriti në 10.4%, nga 9% që kishte qenë në janar. Kjo reflekton efektin e rritjes së shpejtë të çmimit të karburanteve gjatë muajve të fundit. Vetëm nëj vit më parë, inflacioni i grupit ‘transporti’ ishte negative, në masën -3.9%, çka dëshmon qartë përmbysjen e madhe të tendencës së çmimeve të karburanteve dhe rreziqe gjithnjë e më të mëdha që ky shtrenjtim po sjell për të prodhuar një spirale inflacioniste në ekonomi.

Inflacioni i grupit ‘qira, ujë, lëndë djegëse, energji’ për shkurtin rezultoi 1.8%, nga 1.9% që kishte qenë në janar. Megjithatë, krahasuar edhe në këtë grup rritja e inflacionit është e dukshme krahasuar me një vit më parë, kur ndryshimi i indeksit vjetor të çmimeve të konsumit ishte 0. Në një mas ëtë madhe, efekti i shtrenjtimit të energjisë elektrike në tregje është amortizuar nga vendimi për të mos e përcjellë këtë shtrenjtim tek konsumatorët familjarë dhe te bizneset e vegjël. Por, për bizneset më të mëdha, energjia elektrike është shtrenjtuar shumë gjatë muajve të fundit. Ndaj, megjithëse nuk po paguajnë më shumë tek faturat e energjisë elektrike, konsumatorët do ta paguajnë një pjesë të çmimit të energjisë së shtrenjtuar në faturat e blerjes së artikujve dhe shërbimeve të konsumit.

Megjithëse në terma mesatarë inflacioni ngelet më i ulët krahasuar me ekonomitë më të zhvilluara, si ato të Eurozonës apo të SHBA, pritshmëritë janë për një rritje të mëtejshme, duke parë tendencën në rritje të indeksit të çmimeve të prodhimit, të atyre të importit apo të indeksit të presioneve të huaja inflacioniste, që llogaritet nga Banka e Shqipërisë.

Nga ana tjetër, inflacioni i lartë në grupin e produkteve ushqimore përbën një goditje të rëndë për shtresat më të varfra të shoqërisë, ku ushqimet përbëjnë një pjesë shumë të madhe të shpenzimeve familjare. Shtrenjtimi me ritme të shpejta i energjisë dhe i karburanteve po ushtron presione gjithnjë e më të larta të kostove të prodhimit për bizneset, duke u reflektuar tek çmimet finale dhe duke gjeneruar presione inflacioniste shtesë. Deri në fund të shkurtit, inflacioni ishte amortizuar pjesërisht nga pozitat e forta të lekut në kursin e këmbimikt valutor. Por, me shpërthimin e luftës në Ukrainë, leku po pëson një nënçmim të shpejtë kundrejt euros. Zhvlerësimi i monedhës pritet të japë një efekt edhe më të madh në përvcjelljen e inflacionit të importuar në ekonomi./MONITOR

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E ardhmja e Zhegrovës, sulmuesi mund të ndërrojë mjedis

E ardhmja e Zhegrovës, sulmuesi mund të ndërrojë mjedis

10/11/2026
Kemi pësuar rënie! Sa shumë diskriminime dhe përjashtime, ka lojë të pisët (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

INTERVISTA/ “Nuk jemi në nivelet e Sylvinhos”, Rudi Vata ngre alarmin për Kombëtaren: Kemi pësuar rënie! Sa shumë diskriminime dhe përjashtime, ka lojë të pisët (VIDEO)

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al