• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Histori shqiptare/ Njëra rrihet nga burri për të fshehur të dashurën, tjetra presion të dashurit për të mos u ndarë edhe pse është e martuar

08/03/2022
Histori shqiptare/ Njëra rrihet nga burri për të fshehur të dashurën, tjetra presion të dashurit për të mos u ndarë edhe pse është e martuar

S. përpiqet ta pyesë edhe një herë të birin se përse u grind me shokët. Por fëmija në dukje i pavëmendshëm, i përplas librat mbi tavolinë. Është 12 vjeç dhe fëmijë i vetëm që vjen nga një martesë e marrë fund për shkak të dhunës.

Gruaja rrëfen me kushtin që emri mos t’i përmendet. “Ndonëse kur ta lexojë ai do ta kuptojë që jam unë dhe është historia jonë”- nis 38 vjeçarja.

“E kam vendosur nuk dua asnjë mashkull në jetën time, jam e thyer dhe e dërrmuar. Kanë qenë 12 vjet me ankth; a kthehet i pirë, a kthehet me nerva, çfarë shkaku do gjejë për të më dhunuar?!” –kujton S.

Muajt e fundit kur e “vulosi” se duhej të ndahej nëse duhet të jetonte për djalin, nisi një kurs manikyr pedikyr poshtë apartamentit.

“Punoj, s’më dalin të ardhurat por kam një qetësi dhe një paqe. “

Pas urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes ajo nuk priti që i shoqi të dilte nga banesa. Doli së bashku me të birin.

Nga i buronte të shoqit ajo mëri dhe ajo dëshirë për ta dhunuar ?

“Nuk i lejoja asnjë arsye, a ka mësuar djali pyeste, isha bashkë me djalin gati që t’i tregonim se ishte shumë mirë në shkollë. Përse kjo kështu dhe ajo ashtu, rrobat veshja, çfarë u thashë kunatave.. të gjitha ishin si nisje me fjalë dhe përfundoja nën grushtat e tij”- shton e reja.

“Jam e bindur që nisi të ndryshojë katërcipërisht nga lidhja paralele që pati dhe nuk dua të akuzoj por e kishte të rëndësishme ta fshihte. Burrat nuk e kuptojnë që gratë i kuptojnë. Ose janë të vetdijshëm për këtë gjë dhe duke u përpjekur që të fshehin ç’të mundin, nga jetët e tyre paralele, edhe burri im nisi të shpërfytyrohet.”

E diplomuar për gjeografi, gruaja nga Tirana u martua ende pa përfunduar studimet. Më tej u mbyll në shtëpi në kërkim të një fëmije dhe kur djali lindi, nisi dhe ndryshimi i bashkëshortit. “Gratë ankohen , për burrin që pi, për vjehrrën kunatën që nuk i mbështesin. Por gruaja duhet të jetë mbështetsja më e madhe e jetës së saj”.

Në një rast 38 vjeçarja kujton se u morr zvarrë në një qendër tregtare , vetëm sepse ajo zgjati kokën për të kuptuar se kujt po i shkruante i shoqi në celular.

“Isha e qartë që po komunikonte me atë tjetrën , dhe natyrisht që nuk doja të vëreja çfarë bisedonin. Por meqënëse ishim në ambjent publik desha t’i tregoj me elegancë mjaft me këtë histori”- rrëfehet S.

Megjithatë i shoqi e konsideroi këtë veprim të sajin si përgjim dhe tallje dhe mbasi e goditi në nofull , nuk u frenua dhe e qëlloi në mes të lokalit ku i biri ndërkohë po konsumonte një akullore.

“Është e vështirë t’u tregosh grave se çfarë duhet të bëjnë dhe si duhet të veprojnë. Por shumë nga historitë më ngjajnë aq të afërta me timen dhe nëse një grua nuk ja del të mund frikërat e saj se si do jetojë vetëm me fëmijën, me njerëzit që të pyesin vazhdimisht pse u divorcove, nuk ka as institucion , as polici dhe as gjykatë që të ndihmon”

I dashuri trembet se mos burri e rreh atë dhe të shoqen

E kundërta e S. është E.

E pakënaqur nga martesa nisi ta tradhëtojë babain e fëmijëve. Shkak duket se është bërë distanca. Por lidhja e re e dashurisë është bërë e vështirë. Ajo përndjek edhe të dashurin. Situata u pëkeqësua kur lidhjen dashurore e mësoi edhe bashkëshorti.

Policia numër 4 në Tiranë tha se 32 vjeçarja E. u kallëzua nga i dashuri i fshehtë se së bashku me të edhe bashkëshorti që sapo ka marrë vesh historinë ka dhënë mesazhet e tij të qarta.

“Jam në një lidhje dashurie me E. . dhe kemi katër muaj bashkë. Prej 4 ditësh i shkëputëm mardhëniet, menjëherë sapo mësova që ishte e martuar dhe i shoqi i saj udhëton shpesh jashtë Shqipërisë. Megjithëse ia bëra të qartë se jam i pamartuar dhe kërkoj një histori normale dhe jo klandestine, E. nuk e pranon ndarjen dhe më ka rrëfyer gjithë cirkun në martesën e saj. Por kjo gjë nuk është aspak çështja ime. E. vazhdon të më telefonojë dhe nuk më ndahet . U bëra paranojak dhe i bezdisur prej saj dhe në këto kushte alarmi nga një grua e martuar që s’më ndahet mora në telefon burrin e saj . Ja tregova fill e për pe se kush isha dhe çfarë më ndodhi. Ai u revoltua nga kjo telefonatë dhe më paralajmëroi se kur të kthehet në Shqipëri do më zhdukë mua dhe gruan e tij”.

Djali i ri në moshë pasi ka deponuar me kërkesën për ndihmë më tej është rikthyer në policinë numër katër dhe është lutur : mos e ndiqni penalisht burrin e të dashurës, mbasi i normalizuam kontaktet me të . Ky shtetas më premtoi se nuk do më prekë me dorë dhe se nuk do ta dhunojë as të shoqen që e tradhëtoi”./GazetaSI/

Related Posts

E pazakontë: Mësuesi i Informatikës vjedh laptopët e shkollës dhe zhduket
Pikante

E pazakontë: Mësuesi i Informatikës vjedh laptopët e shkollës dhe zhduket

17/04/2026
E pazakontë/ Tentoi të grabiste banesën 3 katëshe, por trupi i ngeci në dritare, humb jetën i riu
Pikante

E pazakontë/ Tentoi të grabiste banesën 3 katëshe, por trupi i ngeci në dritare, humb jetën i riu

13/04/2026
Pas 40 vitesh, zbulohet “sekreti” i “Pallatit 176”
Pikante

Pas 40 vitesh, zbulohet “sekreti” i “Pallatit 176”

07/04/2026
Shikoni golin e Arbër Hoxhës që heshti stadiumin e Varshavës (VIDEO)
Pikante

Shikoni golin e Arbër Hoxhës që heshti stadiumin e Varshavës (VIDEO)

27/03/2026
5 hapa për ta bërë më të lehtë të flisni për seksin me partnerin tuaj
Lifestyle

5 hapa për ta bërë më të lehtë të flisni për seksin me partnerin tuaj

14/03/2026
Xhensila dhe Ledri nuk fshihen më, kapen “mat” në momente intime në Paris (VIDEO)
Paparazzi

Xhensila dhe Ledri nuk fshihen më, kapen “mat” në momente intime në Paris (VIDEO)

09/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rishkroi historinë në Evropian, Briken Calja: I njëjti shpirt, i njëjti mision

Rishkroi historinë në Evropian, Briken Calja: I njëjti shpirt, i njëjti mision

23/04/2026
Rishkroi historinë në Evropian, Briken Calja: I njëjti shpirt, i njëjti mision

Rishkroi historinë në Evropian, Briken Calja: I njëjti shpirt, i njëjti mision

23/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al