• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ankohen bizneset në Vlorë, IKMT nis pastrimin e inerteve përgjatë aksit Radhimë-Orikum

10/03/2022
Ankohen bizneset në Vlorë, IKMT nis pastrimin e inerteve përgjatë aksit Radhimë-Orikum

Pas ankesës së turoperatorëve dhe sipërmarrësve në Vlorë se IKMT “kishte lënë inertet e ndërtesave të prishura në rrugë, duke dëmtuar bizneset dhe për pasojë turizmin”, ministrja Mirela Kumbaro ka njoftuar nisjen e aksionit të pastrimit në aksin Radhimë-Orikum. Përmes një statusi duke publikuar pamjet e pastrimit, Kumbaro shprehet se megjithëse “detyrimi për të pastruar mbetjet e ndërtimeve të paligjshme është i subjekteve”, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur pastrimin.

“Ndonëse pastrimi është detyrim i subjekteve që kanë shkelur ligjin duke ndërtuar pa leje, nuk kemi kohë për të humbur. IKMT këtë javë ka nisur aksionin në aksin Radhimë-Orikum për t’i hequr inertet nga territori”, ka njoftuar Kumbaro.

Ministrja sqaron se detyrën për pastrimin e territorit e kanë vetë subjektet që kanë ndërtuar pa leje, por afrimi i sezonit turistik dhe prioriteti i pastrimit kanë bërë që IKMT të nisë punën vetë në një prej akseve rrugore më të rëndësishme të jugut.

“Krejtësisht dakord me ankesat e bëra nga turoperatorët prandaj i përgjigjemi pa justifikime kërkesës që bënë gjatë mbledhjes së Komitetit të Turizmit në Vlorë për të hequr inertet. Duam t’i kemi punët në vijë për turistët e shumtë që presim në gjithë qarkun e Vlorës e kur themi prioritet është pastrimi, fillon nga institucionet shtetërore deri te subjektet më të vogla private”, është shprehur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Gjatë mbledhjes së Komitetit të Turizmit në Vlorë në fund të muajit shkurt, disa subjekte u shprehën se ishin dakord me prishjen e ndërtimeve pa leje, por jo me lënien e inerteve rrugëve.

Related Posts

Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026
Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh
Kryesore

Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Elijona Binakaj po i “çmend” bizneset me tarifat e saj… sa kushton një postim?

Elijona Binakaj po i “çmend” bizneset me tarifat e saj… sa kushton një postim?

11/03/2026
“Irani është i mirëpritur në Botëror”, Infantino: Trump del garant

“Irani është i mirëpritur në Botëror”, Infantino: Trump del garant

11/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al