• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga Tepelena në Kukës, përfundon operacioni i SPAK me 35 të arrestuar

10/03/2022

Policia e Shtetit ka dhënë detaje për operacionin e gjerë në bashkëpunim me SPAK që është realizuar në disa qytete të vendit. Uniformat blu bëjnë të ditur se pas një hetimi 3-vjeçar është finalizuar operacioni i koduar “FIVE”.

Njodtimi i policisë:

Finalizohet pas një hetimi 3-vjeçar, operacioni policor i koduar “FIVE”.

Operacioni nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, nën drejtimin e SPAK-ut.

Të angazhuara në operacion, Drejtoria Hetimore, RENEA, FNSH, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Lezhë, Shkodër, Durrës, Gjirokastër, Elbasan dhe Kukës.

Goditen 5 grupe të strukturuara kriminale të sinkronizuar me njëri-tjetrin, që ushtronin veprimtari në fushën e narkotikëve.

Ekzekutohen masat e sigurisë për 35 shtetas.

Gjatë periudhës 3-vjeçare të hetimit janë sekuestruar 1 armë zjarri, municion luftarak, sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojeve të ndryshme, qindra bimë narkotike, vaj hashashi dhe një sasi farash kanabisi.

Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Agjencitë e Zbatimit të Ligjit, në kuadër të procedimit penal të nisur në vitin 2019, kanë finalizuar operacionin “FIVE”.

Gjatë hetimit proaktiv 3-vjeçar është provuar veprimtaria e kundërligjshme e 5 grupeve të strukturuara kriminale që vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Janë evidentuar 13 episode kriminale të trafikimit të narkotikëve, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe kultivimit të bimëve narkotike në qytetet Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë, Prrenjas, gjatë periudhës mars 2019-nëntor 2020.

Pas provave të siguruara gjatë hetimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, për shtetasit e përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Forcat policore të përfshira në operacion kanë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

D., 23 vjeç, E. Ll., 32 vjeç, A. K., 33 vjeç, S. K., 26 vjeç, Xh. A., 19 vjeç, K. D., 38 vjeç, S. D., 31 vjeç, F. R., 38 vjeç, H. R., 31 vjeç, H. R., 29 vjeç, A. K., 52 vjeç, Xh. F., 39 vjeç, V. P., 33 vjeç, F. D., 57 vjeç, L. L., 43 vjeç, E. K., 38 vjeç, B. B., 37 vjeç; Fejzo Mecaj, 54 vjeç (punonjë policie SPZ, Tepelenë) dhe Adriatik Logli, 45 vjeç (punonjës policie, DVP Gjirokastër), për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Gjithashtu, janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

U., 38 vjeç, M. B., 21 vjeç, M. Z., 27 vjeç, S. B., 29 vjeç, M. T., 21 vjeç, A. M., 48 vjeç, A. Ll., 34 vjeç, A. P., 35 vjeç, N. L., 36 vjeç. H. V., 66 vjeç, L. K., 56 vjeç., K. D., 35 vjeç, K. L., 29 vjeç dhe E. P., 23 vjeç, të cilët aktualisht janë duke vuajtur dënimin, për vepra të tjera penale.
Në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim disa persona të tjerë, të cilët nuk janë gjetur në banesat e tyre, gjatë operacionit për ekzekutimin e masave të sigurisë.

Gjithashtu, Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, për shtetasin N. Ll. dhe masën e sigurimit personal “Detyrimi paraqitjeje”, për shtetasin A. Sh.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se shtetasi F. M., me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe shtetasi A. L., me detyrë punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Për këta shtetas është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”.

Operacioni vijon për kapjen e personave në kërkim.

Materialet i kaluan Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

I shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen e AKSHI-t, arrestohet në Francë Ermal Beqiraj
Kryesore

I shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen e AKSHI-t, arrestohet në Francë Ermal Beqiraj

28/07/2026
Akuzohet për tentativë vrasje, i riu shqiptar arrestohet në Greqi
Kryesore

Akuzohet për tentativë vrasje, i riu shqiptar arrestohet në Greqi

28/07/2026
“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026
Kryesore

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil
Kryesore

Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

27/07/2026
Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

I shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen e AKSHI-t, arrestohet në Francë Ermal Beqiraj

I shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen e AKSHI-t, arrestohet në Francë Ermal Beqiraj

28/07/2026
Akuzohet për tentativë vrasje, i riu shqiptar arrestohet në Greqi

Akuzohet për tentativë vrasje, i riu shqiptar arrestohet në Greqi

28/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al