Qytetarë nga i gjithë vendi janë mbledhur në Tiranë kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe ushqimeve.
Protestuesit kanë vijuar nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të godinës së Kryeministrisë.
Ata kërkojnë nga qeveria marrjen e masave të menjëhershme për stabilizimin e çmimeve dhe shmangien e abuzimeve në treg.
Krahas kësaj, qytetarët kërkojnë edhe lirimin e dhjetra protestuesve të ndaluar gjatë tre ditëve të mëparshme.
Kjo është protesta e katërt që organizohet në Tiranë qysh prej kurrë çmimet kërcyen në mënyrë të frikshme.









