• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Legjenda Shevchenko në ndihmë të popullit të tij: Do sistemoj 150 refugjatë, disa fëmijë do të vijnë në shtëpinë time

16/03/2022
Legjenda Shevchenko në ndihmë të popullit të tij: Do sistemoj 150 refugjatë, disa fëmijë do të vijnë në shtëpinë time

Andriy Shevchenko vazhdon të tregojë afërsi me Ukrainën e tij. Ish-lojtari, që në ditët e para të pushtimit rus bëri thirrje për të ndaluar luftën dhe u kërkoi të gjithëve të hapnin zemrën dhe të mirëprisnin refugjatët ukrainas që kërkonin t’i iknin luftës.

Ish-Topi i Artë ka pasur edhe mendimin për të shkuar të luftojë për vendin e tij, si ka rrëfyer disa ditë më parë për Corriere della Sera, por është e pamundur. Prandaj ai vendosi të mbronte Ukrainën ashtu si mundet. Jo vetëm mbrojtje, por edhe ndihmë. Shevchenko do të sjellë 150 refugjatë në Londër dhe do të mirëpresë disa fëmijë në shtëpinë e tij.

Lajmin e bëri të ditur vetë në një intervistë për transmetuesin sportiv anglez ITV: “Lufta është mizore, është e vështirë të shohësh qytete të shkatërruara, njerëz që vdesin. Unë kam 4 fëmijë dhe nuk mund të shoh foto të fëmijëve që vdesin, të bombave që shpërthejnë në një spital pediatrik.

Nuk mendoj se ka ndonjë person në botë që mund ta durojë. Mundohem të mbështes vendin tim, të tërheq vëmendjen, të prek zemrat e njerëzve. Dhe, sigurisht, përpiqem të mbledh ndihma humanitare për njerëzit e mi dhe refugjatët”.

Ish-lojtari po bashkëpunon ngushtë me Ambasadorin e Ukrainës: “Prisja rregullat e qeverisë dhe tani gjithçka është e qartë. Jam në kontakt të ngushtë me Ambasadorin e Ukrainës në Angli. Kam nja dy miq që më ndihmojnë dhe do të sjellim 150 refugjatë këtu. Do të vijnë edhe disa fëmijë në shtëpinë time”.

Shevchenko kujton, në fund, edhe festimin e Yarmolenkos, i cili shënoi kundër Ëest Ham të dielën e kaluar. Lojtari shpërtheu në lot, duke menduar për gjithçka po kalojnë bashkatdhetarët e tij. Një moment emocionues: “Ishte një moment i pabesueshëm.

Në atë festim ne pamë gjithë emocionin, gjithë dhimbjen, gjithçka që ndjejmë. Jam i sigurt se ka pasur miliona njerëz në Ukrainë që kanë qenë dëshmitarë të atij momenti dhe është diçka shumë e rëndësishme për popullin ukrainas. Ai luajti ndeshjen, shënoi golin dhe e di që ia dedikoi Ukrainës, ishte një moment i veçantë”.

Related Posts

Realizoi një “dopietë” fantastike, Ernest Muçi: Ëndërrojë për gjëra të mëdha (VIDEO)
Sport

Realizoi një “dopietë” fantastike, Ernest Muçi: Ëndërrojë për gjëra të mëdha (VIDEO)

08/12/2025
Realizoi një “dopietë” fantastike, Ernest Muçi: Ëndërrojë për gjëra të mëdha (VIDEO)
Sport

Realizoi një “dopietë” fantastike, Ernest Muçi: Ëndërrojë për gjëra të mëdha (VIDEO)

08/12/2025
Derbi “vishet i kuq”, Partizani “zhyt” Tiranën dhe sheh nga “Final4”

VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, dy gola ndaj Juves
Sport

VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, dy gola ndaj Juves

07/12/2025
VIDEO/ Triumfi i dytë radhazi në Bundesligë, Dortmund mund Hoffenheim
Sport

VIDEO/ Triumfi i dytë radhazi në Bundesligë, Dortmund mund Hoffenheim

07/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Realizoi një “dopietë” fantastike, Ernest Muçi: Ëndërrojë për gjëra të mëdha (VIDEO)

Realizoi një “dopietë” fantastike, Ernest Muçi: Ëndërrojë për gjëra të mëdha (VIDEO)

08/12/2025
Realizoi një “dopietë” fantastike, Ernest Muçi: Ëndërrojë për gjëra të mëdha (VIDEO)

Realizoi një “dopietë” fantastike, Ernest Muçi: Ëndërrojë për gjëra të mëdha (VIDEO)

08/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al