• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqipëria po zbrazet, ikën edhe 36 mijë vetë gjatë vitit 2021. Gjirokastra ndër tre qarqet që po shpopullohet më shpejt

15/04/2022
Shqipëria po zbrazet, 622 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në BE në dekadën e fundit

Shpopullimi i Shqipërisë po rritet me ritme alarmante, ku gjatë 2021 popullsia e vendit u pakësua me mbi 36 mijë banorë. Instituti i Statistikave raporton se në janarin e këtij viti, vendi pati më pak se 2.8 milion banorë, niveli më i ulët i tre dekadave të fundit.

Rënia e lindjeve të reja, shoqëruar me plakjen e popullsisë me ritme të shpejta bëri që mosha mesatare të rritej në 38.2 vjeç nga 37.6 që ishte një vit më parë.

Sipas INSTAT, hemorragjia e pakësimit të popullsisë ka prekur thuajse gjithë vendin, ndërsa Gjirokastra, Berati dhe Dibra po përballen me ritmet më të shpejta të shpopullimit.

I vetmi qark që pati shtim të banorëve vitin e fundit ishte Tirana.

Emigrimi rezulton të jetë edhe shkaku kryesor i kësaj ecurie negative. Nga të dhënat rezulton se në një vit u larguan më shumë se 42 mijë qytetarë, ndërsa në vend pati pak më shumë se 9 mijë kthime.

Përveç emigracionit dhe rënies së lindjeve të reja, ndikim në pakësimin e popullsisë ka pasur edhe pandemia Covid-19. Prej nisjes së krizës shëndetësore, numri i vdekjeve në vend ka arritur në nivelet më të larta që prej viteve 90’.

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E ardhmja e Zhegrovës, sulmuesi mund të ndërrojë mjedis

E ardhmja e Zhegrovës, sulmuesi mund të ndërrojë mjedis

10/11/2026
Kemi pësuar rënie! Sa shumë diskriminime dhe përjashtime, ka lojë të pisët (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

INTERVISTA/ “Nuk jemi në nivelet e Sylvinhos”, Rudi Vata ngre alarmin për Kombëtaren: Kemi pësuar rënie! Sa shumë diskriminime dhe përjashtime, ka lojë të pisët (VIDEO)

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al