• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Polici nga Tepelena rrëfen të pathënat e Fatos Nanos në burgun e Bënçës: Rrinte me kriminelë, nuk e kemi rrahur

05/08/2017
Polici nga Tepelena rrëfen të pathënat e Fatos Nanos në burgun e Bënçës: Rrinte me kriminelë, nuk e kemi rrahur

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Muaj më parë, një polic i burgut të Tepelenës ka rrëfyer për herë të parë në emisionin “Oktapod”, periudhën gjatë vitit 1997 dhe ka zbuluar disa të pathëna për ish-­kryeministrin Fatos Nano, i cili vuante dënimin në burgun e Bënçës. Ne po ju risjellim edhe njëherë intervistën e tij ku rrëfen detajet e burgut të Fatos Nanos.

Thonë që Fatos Nanon burgu e ndryshoi përgjithmonë, i dha atë dimensionin e Berluskonit I dha famë. Thonë që rrinte me të fortë atje?

Po, ishte dhe komunikonte me ta, edhe me ne policët komunikonte, rrinte edhe me të burgosur të botës së krimit një pjesë nuk jetojnë më, janë vrarë. Edhe ajrimin e bënte vetëm.

Çfarë të binte në sy?

Lexonte, kishte një kasetofon edhe në kohën e ajrimit e mbante në vesh dhe nuk e hiqte

E përgjonin Fatos Nanon?

Jo

Po dhunë është ushtruar?

Në asnjë rast

E trajtonin si të vecantë?

Kishte mbrojtje

Po kriminelët si silleshin me të?

S’kishte asnjë problem.

Hapja e burgut

“Ne atje kemi përjetuar edhe ngjarjet e 97­-ës, atë natë që u hap burgu kam qenë në kat të dytë tek të dënuarit me burgim të përjetshëm, ishte ora 7 e darkës kur u hapën dyert se u fut ushqimi. Doli dhoma e parë për të ngrënë ushqim, ai burri shtroi tryezat, po ndante pjatat, njëri filloi të hante, në atë moment ne dëgjuam krisma, te dhomat e izolimit kisha edhe nje polic vetëm, pak a shumë e morëm vesh e çfare ishte, se edhe në Vlorë kishte 10­12 ditë që ishin ngritur njerëzit dhe në Bënçë e hoqën Fatos Nanon të parin, në orën 12 të natës e kanë marrë dhe me nja 15 vetë, që ishin djem vlonjatë, i morën me helikopter. Nga 40 të dënuarit e përjetshëm që ishin ngelën 29. Ishte ora 19:30 sa e dëgjuam që krisi automatiku, e morëm me mend që dicka po ndodhte”, tha ai.

Kishit urdhër të qëllonit?

Jo, e dëgjova krismën dhe i tërhoqa menjëherë ata që po hanin dhe i futa në dhomë. Më ka ngelur peng njëri që e kapa nga mbrapa teksa po hante dhe e futa në dhomë, në këtë dhomë futa edhe shtruesin e tavolinave, filluan të kërcisnin dyert, e mbylla derën dhe prisja cfarë do bëhej.

Cfare ndodhi me pas?

Ata filluan t’u binin dyerve dhe ishte një zhurmë e llahtarshme se korridori është i ngushtë.

U trëmbe?

Nuk them se u tremba por prisja se cfarë do bëhej. I sqarova të gjithë i thashë nuk i hap dyert me duart e mia, nëse ata do vijnë lart unë do ua jap celësat. Më pas i shikonim kolegët që rrinin përballë nga dritarja e mencës rrinin të gjithë nuk bënin asnjë lëvizje. për 10 minuta kanë kur të gjithë, u boshatis kati i parë, 8 prej tyre kishin ikur me pranga. Ata u rikthyen edhe një herë për të hapur katin e dytë dhe ne filluam të gjuanim, në ajër, ata u zmbrapsën.

Image result for burgu i bences

Related Posts

Kryesore

E rëndë në Greqi/ 17-vjeçarja përdh*nohet në grup, arrestohet një grua shqiptare

16/03/2026
Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë
Kryesore

Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë

16/03/2026
Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit
Kryesore

Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit

16/03/2026
Lufta që rrënoi mitin e Dubait
Kryesore

Lufta që rrënoi mitin e Dubait

16/03/2026
Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)
Kryesore

Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)

16/03/2026
Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm
Kryesore

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

16/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kris Jenner: Hunda ime është e vetmja gjë reale në fytyrë

Kris Jenner mesazh për të rinjtë: Ndiqni zemrën tuaj, suksesi nuk vjen vetëm nga diploma

16/03/2026
LEGJIONARËT/ Manaj trondit Sylvinhon, edhe Daku mbetet në “bokse”, rikthehet Broja

LEGJIONARËT/ Manaj trondit Sylvinhon, edhe Daku mbetet në “bokse”, rikthehet Broja

16/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al