Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Krahës të Memaliajt.
Në banesën e shtetasit SH.M, 53 vjeç, kanë hyrë tre persona të maskuar dhe të paidentifikuar, por duke u hequr si të njohur të tij.
Ata janë futur në shtëpi pa pëlqimin e 53-vjeçarit dhe pasi kanë ushtruar kontroll janë larguar.
Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Gjirokastrës dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.