Një sherr banal ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Rapckë të Përmetit.
T.M, 50 vjeç dhe F.B, 33 vjeç, të dy banues të këtij fshati, kanë goditur njëri-tjetrin me mjete të forta.
Ngjarja ndodhi në orën 07:30 në qendër të fshatit.
Policia ka referuar materialet hetimore për këtë rast në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet.