Vatra të mëdha zjarri janë regjistruar ditën e sotme në fshatin Zharë pranë Turanit dhe në fshatin Veliqot.
Sipas raportimeve po digjen dru frutore dhe kullotë, ndërsa dy zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur operacionin. Flakët po rrezikojnë edhe banesat e fshatit Veliqot.
Që prej fillimit të korrikut, Shqipëria është në një situatë emergjente nga zjarret.