• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ministri i Jashtëm grek kërkesë Shqipërisë: Të mos krijojmë çështje që s’janë ekzistuese!

23/05/2022
Ministri i Jashtëm grek kërkesë Shqipërisë: Të mos krijojmë çështje që s’janë ekzistuese!

Gjatë një konference për shtyp, kryediplomati i jashtëm grek, Nikos Dendias dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, vunë theksin te disa çështje duke nisur nga ligji i luftës e deri te “Deti” në Gjykatën e Hagës.

Xhaçka tha se një tjetër çështje për të cilën kanë diskutuar është procesi i integrimit Europian.

“Shqipëria do të vazhdojë të ndjekë një politikë aktive. Një integrim ekonomik. Integrimi Euroatlantik është i pazëvendësueshëm për rajonin. Tre vendet e Ballkanit Perëndimor janë në NATO. Një çështje e rëndësishme që u diskutua është dhe integrimi Europian të Shqipërisë. Përshëndes mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar kushtet. Shpresat mbeten akoma për një vendim gjatë presidencës franceze.

Vlerësojmë Greqinë si një partneritet të fuqishëm. Mundësitë për rritjen e shkëmbimeve tregtare është e rëndësishme. E falënderova ministrin për mbështetjen e kandidaturës së Shqipërisë si anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit. Temë diskutimi ishte dhe situata në Ukrainë, ku përfitoj nga rasti për të shprehur dhe njëherë mbështetjen e Shqipërisë. Duhet bërë më shumë për të ndaluar luftën e Rusisë ndaj Ukrainës. Ndajmë qëndrimin e njëjtë për dënimin e luftës së Rusisë. Një tjetër çështje e diskutuar është dhe delimitimi i hapësirave detare. Rikonfirmuam vullnetin për një kompromis për të referuar çështjen në një palë të tretë gjyqësore” – tha Xhaçka.

Gjatë fjalës së tij Nikos Dendias e vuri theksin te disa çështje të rëndësishme mes dy vendeve. Edhe pse nuk e përmendi me emër cështjen çame, ai kërkoi nga homologia Olta Xhacka që të mos krijohen cështje që nuk ekzistojnë pasi kjo do të sillte pasoja të dyfishta.

“Është e rëndësishme si ne do të përshpejtojmë hapat për të përmbushur mënyrën teknike që të depozitojmë sa më shpejt dokumentat në gjykatën e Hagës. Abrogimi i ligjit të luftës të përmbyllet sa më shpejt. Kjo do të thotë se ne duhet të diskutojmë mbi çështje praktike. Të mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese se do na çojë në pasoja të dyfishta. Ne konsiderojmë se minoriteti grek dhe shqiptaret ne Greqi janë urë lidhëse prandaj ne referuam çështje që u përkasin këtyre dy grupeve. Çështja e detit, në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Është e rëndësishme që ne ramë dakord që ti vendosim në një intinerar zgjidhjesh këto çështje. Kisha gëzim të takoj anëtarë të minoritetit grek në Himarë”.

Related Posts

SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës
Kryesore

SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës

22/09/2026
SPAK lëshon masë “arrest shtëpie” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni
Kryesore

SPAK lëshon masë “arrest shtëpie” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni

22/09/2026
Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)
Kryesore

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)

20/09/2026
Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë
Kryesore

Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë

20/09/2026
Atentati që tronditi Sarandën, ekzekutohet një 44-vjeçar, plagoset kalimtari (Emrat)
Kryesore

Atentati që tronditi Sarandën, ekzekutohet një 44-vjeçar, plagoset kalimtari (Emrat)

20/09/2026
Autobusi me mallra kontrabandë ndalohet në Gjirokastër, 22 mijë euro dhe 100 steka cigare në duart e Policisë
Kryesore

Autobusi me mallra kontrabandë ndalohet në Gjirokastër, 22 mijë euro dhe 100 steka cigare në duart e Policisë

20/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Xhaka në qendër të skandalit/ Mjekja jep tjetër version: E kam vaksinuar

Xhaka në qendër të skandalit/ Mjekja jep tjetër version: E kam vaksinuar

22/09/2026
Befason Dinamo Zagreb, nxjerr në shitje Arbër Hoxhën – Balkanweb.com – News24

Zbulohet arsyeja, ja pse Arbër Hoxha refuzoi transferimin te skuadra arabe

22/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al