• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Apeli i zjarrfikësve: Policia të ndalojë piromanët në Gjirokastër

08/08/2017
Apeli i zjarrfikësve: Policia të ndalojë piromanët në Gjirokastër

Ndërsa zjarret e verës në rrethin e Gjirokastrës po regjistrojnë numrin më të lartë të tyre gjatë viteve të fundit, shërbimi zjarrfikës apelon që policia të forcojë masat për ndalimin e piromanëve. Sipas statistikave të publikuara nga zjarrfikësit e Gjirokastrës, gjatë javës së parë të gushtit në bashkitë e Gjirokastrës, Libohovës dhe Dropullit u regjistruan 16 vatra zjarresh në pyje dhe kullota duke regjistruar edhe pikun e zjarreve për këtë sezon.

“Gjatë muajit korrik dhe ditëve të para të gushtit, në rrethin e Gjirokastrës ne kemi realizuar rreth 100 ndërhyrje për shuarjen e zjarreve, kryesisht në kullota. Ky numër është pesë herë më i lartë së ndërhyrjet e realizuara nga zjarrfikësit gjatë periudhave të tjera të vitit”, shprehet drejtuesi i shërbimit zjarrfikës, Kujtim Bizhga. Sipas zjarrfikësve, numri më i madh i vatrave të zjarreve gjatë këtyre ditëve të para të gushtit janë zjarrvënie të qëllimshme. Gjatë kësaj vere policia lokale ka proceduar penalisht disa persona për zjarrvënie të qëllimshme.

Por për shërbimin zjarrfikës numri i shtetasve të ndaluar është i pakët krahasuar me problematikat që po shkaktojnë vatrat e zjarreve të verës në zonën e Gjirokastrës. “Ne e kemi patur ndihmën e efektivëve të policisë në terren gjatë shuarjes së zjarreve, ashtu sikurse edhe të ushtrisë, pushtetit vendor apo banorëve. Por forcimi i masave ligjore nga ana e shërbimeve të policisë, organeve të drejtësisë dhe agjencive të tjera ligjzbatuese do të bënte të mundur ndalimin e piromanëve dhe minimizimin e problematikës së zjarreve të verës”, thotë Kujtim Bizhga, drejtues i shërbimit zjarrfikës në Gjirokastër.

Sipas zjarrfikësve, zjarret vendosen në kullota nga barinjtë apo pronarët e tyre. Duke qenë se flakët dalin jashtë kontrollit, ato kanë rrezikuar pasurinë materiale të banorëve, shtëpi, sipërfaqe me vreshta etj. “Në këtë situatë është e domosdoshme ndërhyrja me e fortë e Policisë së Shtetit dhe organeve të drejtësisë për ndalimin dhe ndëshkimin ligjor të piromanëve”, shprehen përfaqësuesit e shërbimit zjarrfikës në Gjirokastër. Zjarri më problematik gjatë ditëve të fundi ka qenë ai në afërsi të fshatit Hundëkuq, Gjirokastër.  Djegia e një kullote bëri që flakët të përhapen në një sipërfaqe të gjerë, duke rrezikuar banesat dhe të mbjellat bujqësore. Për shuarjen e plotë të kësaj vatre zjarri u desh edhe ndërhyrja e një helikopteri të Ministrisë së Brendshme./konica.al

Related Posts

Kryesore

E rëndë në Greqi/ 17-vjeçarja përdh*nohet në grup, arrestohet një grua shqiptare

16/03/2026
Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë
Kryesore

Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë

16/03/2026
Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit
Kryesore

Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit

16/03/2026
Lufta që rrënoi mitin e Dubait
Kryesore

Lufta që rrënoi mitin e Dubait

16/03/2026
Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)
Kryesore

Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)

16/03/2026
Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm
Kryesore

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

16/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Egnatia, Vllaznia & Dinamo City luajnë nesër ndeshjet e para në raundin e dytë të UEFA Conference League

Vllaznia dhe Elbasani me pikë të barabarta, çfarë thotë rregullorja e re për “Final Four”

16/03/2026
Kategoria e Parë/ 90 minuta nga skema e fazës së tretë, ja pse java e 22-të duhet të luhet në një ditë

Shtatë javë nga fundi i kampionatit, Skënderbeu karikon tifozët

16/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al