• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Frika e meshkujve për tu rritur, çfarë është sindroma e Piter Panit?

03/06/2022
Frika e meshkujve për tu rritur, çfarë është sindroma e Piter Panit?

Mund t’ju ketë ndodhur të keni takuar një të rritur që sillet si një fëmijë. Një sindrom të tillë e quajnë sindroma e Piter Pan, dhe përshkruan qëndrimin e atyre që duan të jetojnë një fëmijëri të përjetshme duke refuzuar të rriten, të marrin përgjegjësi, apo të bëjnë zgjedhje. Shpesh prek meshkujt krahasuar me femrat dhe shoqërohet edhe me paaftësi për të dashuruar. Një person që vuan prej këtij sindromi, është i papjekur, i arratisur nga realiteti apo nga vetja, dhe ruan tiparet e fëmijërisë edhe në moshë madhore.

Piter Pani i përjetshëm është një i rritur që sillet si një fëmijë, që jeton në një të tashme të përjetshme, pa rregulla, sepse rregullat nuk i janë imponuar dhe nuk i janë mësuar ndonjëherë. Psikologia Viola Poggini, pjesë e “Urdhrit të Psikologëve të Lazios”, na jep më tepër detaje për të kuptuar më mirë se çfarë përmban, cilat janë shkaqet dhe si mund të kapërcehet sindroma e Piter Pan.

Sipas saj, prindërit modernë janë distancuar nga modeli autoritar për të marrë një model shumë mbrojtësndaj fëmijëve. Ata janë më tepër të interesuar t’i kënaqin fëmijët, duke iu larguar detyrës së tyre thelbësore, që është edukimi. Në këtë mënyrë ata rrezikojnë t’u dërgojnë fëmijëve të tyre një mesazh tëgabuar, duke i shtyrë ata të mendojnë se “nëse prindërit më mbrojnë mua, kjo ndodh sepse nuk i kam aftësitë dhe kompetencat për ta mbrojtur vetë veten“. Kjo gjë ka efekte në vetëvlerësimin e fëmijëve. Nuk ka pjekuri më të madhe, përveç përballjes me zhgënjimet, me gabimet dhe me dështimet që duhet të jetë në gjendje të përjetojë çdo i ri përmes veprimeve të tij. Përpjekja e disa prindërve për t’i mbrojtur fëmijët e tyre nga zhgënjimi, gjeneron të rinj që mbeten përherë fëmijë, sikurse ndodh me protagonistin e “Piter Pan”.

Frika nga rritja shpjegohet me zbehjen e funksionit detyrues të ushtruar nga prindërit. Është bindja ndaj rregullave ajo që na bën të rritemi dhe të piqemi. Nëse nuk kemi kufij të përcaktuar saktë, si mund të mendojmë se mund t’i kapërcejmë kufijtë e vetes sonë? Ajo që quhet kompleksi i Piter Panit, ose sindroma e Piter Panit është pikërisht vështirësia e disa individëve për të marrë përgjegjësi, për të rrezikuar, për të planifikuar apo edhe për të bërë zgjedhje , pasi janë rritur nën mburojën e prindërve, pa u përballur kurrë me probleme në jetën e tyre.

Zgjidhja që sugjeron psikologia në këto raste, është t’u jepet fëmijëve një mundësi për të ndjekur pasionet e tyre, gjë që normalisht do i bëjë ata të përballen edhe me vështirësitë. Pasionet dhe dëshirat mund të jenë një motor i fuqishëm për të shprehur veten, si dhe për t’u përballur me dështimin, pasi jo gjithmonë do të korrësh sukses në atë që pëlqen. Kjo gjë padyshim të rrit dhe e thyen dëshirën për tëqëndruar përherë fëmijë. Vetëm ata që mësojnë t’i pranojnë dështimet, dhimbjet dhe vështirësitë si një pjesë normale të rritjes individuale, arrijnë të humbasin në mënyrë progresive tiparet e fëmijërisë dhe mund ta kapërcejnë sindromën e Piter Pan.

Related Posts

Ndodh në Austri! Alpinisti gjen çantën e shpinës që humbi 60 vjet më parë gjatë shkrirjes së akullnajës – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Ndodh në Austri! Alpinisti gjen çantën e shpinës që humbi 60 vjet më parë gjatë shkrirjes së akullnajës – Balkanweb.com – News24

27/08/2026
Braktisën gjithçka në Amerikë për të jetuar në Sarandë, historia e çiftit nga SHBA
Kryesore

Braktisën gjithçka në Amerikë për të jetuar në Sarandë, historia e çiftit nga SHBA

19/08/2026
Mikroplastikat dhe lidhjet me problemet në mëlçi/ Studimi i ri ngre shqetësime për ndikimin e polietilenit – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Mikroplastikat dhe lidhjet me problemet në mëlçi/ Studimi i ri ngre shqetësime për ndikimin e polietilenit – Balkanweb.com – News24

16/08/2026
Thatësira zbulon rrënojat në Angli, fshati i zhdukur nën ujë rishfaqet pas gati 50 vitesh – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Thatësira zbulon rrënojat në Angli, fshati i zhdukur nën ujë rishfaqet pas gati 50 vitesh – Balkanweb.com – News24

11/08/2026
Vala e të nxehtit dhe rreziku nga temperturat e larta/ Shenjat që nuk duhen neglizhuar, si të shmangim lodhjen nga nxehtësia
Lifestyle

Vala e të nxehtit dhe rreziku nga temperturat e larta/ Shenjat që nuk duhen neglizhuar, si të shmangim lodhjen nga nxehtësia

07/08/2026
Përplasje spektakolare në Hënë! Raketa e SpaceX krijon një krater të ri
Lifestyle

Përplasje spektakolare në Hënë! Raketa e SpaceX krijon një krater të ri

06/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Situata me zjarret/ Ministria: 31 vatra vetëm të shtunën, 11 ende aktive

Përditësimi i fundit, 5 vatra aktive zjarri në vend

29/08/2026
Sezoni sportiv ka nisur dhe të gjitha kampionatet janë në DigitAlb

Sezoni sportiv ka nisur dhe të gjitha kampionatet janë në DigitAlb

29/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al