Konflikti mes një çifti bashkëshortësh në Gjirokastër vazhdon edhe pas divorcit.
Një ditë më parë shtetësja G.D, 30 vjeçe, banuese në Gjirokastër, ka bërë kallëzim në polici për ish-bashkëshortin D.P, 30 vjeç, banues në Gjirokastër, sepse nuk i jepte pagesën e detyruar për jetesë për djalin e tyre, siç e ka përcaktuar vendimi i gjykatës.
Policia thotë se i ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër