• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Shfryhet” afera me truallin 10 mijë m2 në Sarandë, gjykata liron nga burgu 4 nga 6 të arrestuarit (Emrat)

04/06/2022
Tjetërsuan lulishten për të ndërtuar, pas zyrtarëve të bashkisë arrestohen edhe biznesmenët në Sarandë (Emrat)

Jepet masa e sigurisë për 6 të arrestuarit, të akuzuar për tjetërsimin e mbi 10 mijë m2 truall në Sarandë.

Gjyqtari Shkëlzen Licaj ka liruar 4 nga 6 të arrestuarit, edhe pse Prokurori Kledian Llaho kishte këruar masën “Arrest ne burg” për 5 prej tyre dhe “Arrest shtëpie” për juristen Rovena Alikaj.

Pas 3 ore e gjysmë seance, u vendos lirimi nga burgu për Pandi Zhongen, Drejtor i Urbanistikes ne Bashki, Rovena Alikajn, juriste në ASHK, Arhondia Caraj, përfituese trualli dhe Valter Llomi, përfitues trualli.

Ndërkohë për noterin Aleko Anagnostin dhe një nga përfituesit e truallit, Fredi Merkuri, u dha masa “Arrest në burg” me afat 45 ditë.

Seanca nisi rreth orës 10:30. Dy furgona të forcave “Shqiponja” kanë sjellë në Gjykatën e Sarandës, të arrestuarit: Drejtorin e Urbanistikes në Bashkinë Sarandë, Pandi Zhonga, noterin Aleko Anagnosti, juristen e ASHK, Rovena Alikaj dhe përfituesit e truallit Fredi Merkuri, Arhondia Caraj dhe Valter Llomi.

Tre të parët akuzohen për “shpërdorim detyre”, ndërsa përvetësuesit e truallit për “falsifikim dokumentesh.

Prokuroria e Sarandës caktoi masën e sekuestros preventive për sipërfaqen e tokës prej rreth 10 mijë metra katrorë, e cila përmes dokumenteve të falsifikuara kaloi nga tokë shtet, lulishte, në pronësi të 3 shtetasve.

“Sipas burimeve nga Prokuroria e Sarandës dyshohet se tjetërsimi i sipërfaqes së tokës, tashmë nën sekuestro paraprake, është kryer përmes falsifikimit të dokumentave, miratimit të lejeve të ndërtimit nga bashkia Sarandë dhe hipotekimit më pas në zyrën e kadastrës”

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË SARANDË

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, në kuader të procedimit penal Nr. 605 të vitit 2020, pas zbatimit të urdhërave të ndalimit, ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqesor Sarandë caktimin e masës së sekuestros preventive në lidhje me pasuritë objekt hetimi, të cilat dyshohet se jane regjistruar në Agjensinë Shtetërore të Kadastrës Sarandë mbi bazën e dokumentave të falsifikuara.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Sarandë me vendimin Nr.50 dt. 02.06.2022, ka vendosur caktimin e masës së sekuestros preventive për një siperfaqe toke prej 10 230 m2, ndodhur në Turizëm-Kanal i Çukës Sarandë, në afërsi të vijës bregdetare.

Në vazhdim, organi i akuzës po vijon punën për vleftësimin në gjykatë të urdhërave të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurisë për 10 persona të dyshuar për veprat penale “shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ‘pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ‘falsifikimi i dokumenteve’ parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

Në këtë veprimtari dyshohet se janë të përfshirë nënpunës shtetërorë, biznesmenë dhe shtetas të tjerë.

Related Posts

Iu përmbys traktori duke punuar tokën, humb jetën 62-vjeçari
Kryesore

Iu përmbys traktori duke punuar tokën, humb jetën 62-vjeçari

14/12/2025
Rama: Në Kryeministri erdhën disa trimosha të BKH-së, nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së Gardës
Kryesore

Rama: Në Kryeministri erdhën disa trimosha të BKH-së, nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së Gardës

14/12/2025
Artjol Saliasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, merr kompetencat drejtuese të AMP
Kryesore

Shpërndanin kokainë, arrestohen dy persona

13/12/2025
Aksident në Gjirokastër
Kryesore

Aksident në Gjirokastër

12/12/2025
Kryesore

Kushtetuesja rikthen në detyrë Belinda Ballukun

12/12/2025
Ish kreu i Nismës Thurje rrëfen bisedën mbrëmë në Sarandë pak para shpërthimit me tritol në hotel
Kryesore

PD i dha firmat, PS i siguroi votat. Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

11/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Labinot Rexha largohet nga “BBVK”?

Labinot Rexha largohet nga “BBVK”?

14/12/2025
Kupa Interkontinentale/ Flamengo mund Pyramids, në finale do të sfidojnë kampionët e PSG

Kupa Interkontinentale/ Flamengo mund Pyramids, në finale do të sfidojnë kampionët e PSG

14/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al