• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çmenden çmimet në Greqi, sufllaqet shtrenjtohen me 30%

06/06/2022
Çmenden çmimet në Greqi, sufllaqet shtrenjtohen me 30%

Në të njëjtën ditë që Eurostat bëri me dije shifrën e re rekord të inflacionit në Greqi për 29 vitet e fundit, duke shkuar në 10.7% në muajin maj nga 9,1% në prill, agjencia e lajmeve Reuters i kushton një prej reportazheve të saj, shpërthimit të çmimeve të shitjes së suvlakit të famshëm grek, ushqimi më i shpejtë dhe i shijshëm i rrugës, për vendasit dhe turistët.

Çmimi mesatar i tij është rritur më shumë se inflacioni dhe tashmë një suvlaki në qendër të Athinës kushton 3.30 euro, duke shënuar një rritje prej 30% krahasuar me verën e vitit 2021.

“Suvlakin e bleva për tre euro, mendoj se është dyqani më i lirë që kam gjetur në Athinë, kam paguar 3.50 dhe 3.70 (euro) për të. Që të jetë kaq i shtrenjtë kur pagat janë në të njëjtin nivel është pak e padrejtë, do të thosha”, tha njw qytetar.

“Dikur blija tre ose dy , sot ble vetëm një, sepse është shumë i shtrenjtë dhe rrogat janë të ulëta”, tha njaq qytetare.

Reuters shpjegon se suvlaki apo gjiro siç cilësohet në Selanik, ishte një kënaqësi e lirë për grekët, e arritshme për pothuajse të gjithë, por tani njerëzit me buxhet të kufizuar mendojnë dy herë përpara se ta blejnë atë.

“Lufta në Ukrainë ka ndikuar shumë tek, jo vetëm ne, por tek të gjithë. Të gjitha çmimet janë rritur me rreth 40 përqind”, tha pronari i restorantit.

Shoqata e restoranteve dhe tavernave në Athinë raporton se çmimi i mishit të derrit është rritur me 30% në 12 muajt e fundit, vaji i lulediellit i importuar përgjithësisht nga Ukraina me 125% dhe faturat e energjisë elektrike mbi 100%.

Megjithëse shifrat e sezonit turistik që ka filluar janë më optimiste se kurrë, problematikë kryesore për grekët janë rritjet e çmimeve të të gjithë artikujve ushqimorë , por sidomos të energjisë elektrike dhe të karburanteve, kur benzina në ishuj ka shkuar deri në 2,7 euro litri dhe mbi 2 euro edhe nafta e makinave./ TCh

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025
Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së
Kryesore

Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Atentat? Sulm me eksploziv në hyrje të banesës së reperit Azet në Gjermani

Arsye shëndetësore dhe familjare: Azet shtyn turneun e planifikuar

19/12/2025
Chiara Ferragni në krizë totale: miliona humbje dhe burg në horizont!

Chiara Ferragni në krizë totale: miliona humbje dhe burg në horizont!

19/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al