Aventura e Thomas Strakoshës me Lacion ka përfunduar pas dhjetë vitesh. Kontrata që e lidh atë me klubin bardhekaltër në fakt skadon më 30 qershor dhe tashmë është bërë e ditur prej disa kohësh se nuk do të ketë rinovim.
Për portierin shqiptar, i cili iu bashkua skuadrës së Lacios kur ishte shumë i ri, në vitin 2012, gjatë javëve të fundit është folur për një transferim të mundshëm në Premier League, por ndryshe nga sa ishte planifikuar disa ditë më parë, në garë nuk është vetëm Fulhami i sapo promovuar.
Në fakt, emri i Strakoshës ka përfunduar në listën e dëshirave të Chelsea, në kërkim të një portieri të dytë(një zëvendësues për Mendy). Në fakt, qëndrimi i Kepës në Londër nuk merret si i mirëqenë dhe mes profileve të vlerësuara nga blutë është edhe ish-i i Lacios.
Vetë Strakosha, duke folur për ‘The Here We Go Podcast’, komentoi thashethemet që e lidhin me Chelsea: “Është një nder të jesh i lidhur me një klub të tillë si Chelsea. Të luaja në Premier League ka qenë ëndrra ime që kur isha fëmijë. Tani jam lirë dhe prandaj është normale që të qarkullojnë thashetheme për mua. Premier League është si NBA”.