Një trup i pajetë është gjendur në rrjedhën e lumit Vjosa në Përmet. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa gazetarja Brikena Metaj raporton se viktima është 55-vjeçari Agim Pelushi. Mësohet se ai ishte emigrant në Greqi dhe sapo ishte divorcuar nga bashkëshortja. Nuk dihet ende si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave.









