• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastra një ndër dy qarqet me papunësi më të ulët… sepse kanë mbetur më shumë të moshuar (Zbardhen të dhënat e INSTAT)

30/06/2022

Pakësimi me shpejtësi i popullsisë si pasojë e emigracionit të lartë dhe rënies së lindshmërisë me ritme të shpejta po jep ndikim të fortë në tregun e punës.

Të gjithë sektorët e ekonomisë po japin alarmin për punonjës, por në disa qarqe pakësimi i popullsisë po çon drejt zeros normën e papunësisë.

Për shembull, në dy qarqet më periferike të vendit, në Kukës dhe Gjirokastër, papunësia po shkon drejt shuarjes, për shkak se popullsia e këtyre rajoneve përbëhet kryesisht nga njerëz në moshë pensioni.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 2022, Durrësi dhe Lezha ishin dy qarqet me normat më të larta të papunësisë përkatësisht 16.1% dhe 22.7% në një kohë që norma mesatare papunësisë në shkallë kombëtarë në këtë tremujor ishte 11.3%.

Nga ana tjetër, Gjirokastra dhe Kukësi patën normën më të ulët të papunësie me rreth 4%. papunësia e ulët në qarkun e Kukësit vjen si paradoks, pasi sipas të dhënave zyrtare është qarku më i varfër në vend dhe mbi 70 % e ekonomisë dominohet nga bujqësia.

Qarqet e Kukësit dhe Gjirokastrës janë shpopulluar me shpejtësi nga emigracioni i lartë dhe lëvizjet më e brendshme. Analizat e Bankës Botërore për ecurinë e punësimit në Ballkanin Perëndimor kanë gjetur se, ulja e papunësisë në Shqipëri në një masë të madhe i dedikohet emigracionit të lartë.

Norma e papunësia në tremujorin e parë ka pësuar rritjen më të lartë vjetore në qarkun e Dibrës. Në këtë qark shkalla e papunësisë shënoi 14.8 %, nga 23.6% që ishte në tremujorin e parë 2021.

Rënia më e madhe e papunësisë u vu re në qarkun e Vlorë me mbi 8% në raport me vitin e kaluar.

Të dhënat mbi papunësinë në 12 qarqe tregojnë se 5 prej tyre (Lezhë, Durrës, Vlorë, Dibër, Tiranë) e kanë treguesin mbi mesataren kombëtare, ndërsa në shtatë qarqe të tjera treguesi i papunësisë është nën mesataren kombëtare.

Popullsia në moshë punë është në rënie të shpejtë vitet e fundit, dhe kjo do të çoje në furnizime më të ulëta të forcës së punës. Vitin e kaluar popullsia në moshë pune shënoi rënie me 32 mijë persona ose 1.6%, rënia më e fortë në të gjithë periudhën e tranzicionit.

Në një studim të fundit mbi potencialet e zhvillimit të sektorit privat në Shqipëri Banka Botërore evidentoi se forca e punës dhe mungesa aftësive janë shndërruar në një pengesë serioze për zgjerimin e biznesit. Sipërmarrjet shqiptare identifikojnë mungesën e punëtorëve të kualifikuar si pengesën e tretë më të madhe me të cilat përballen. Kërkesa për punëtorë me arsim të lartë është rritur gjatë dekadës së fundit dhe është në rritje, por shumë biznese pohuan se kishin vështirësi në gjetjen e punëtorëve me aftësi specifike teknike.

Mungesa e punëtorëve është një pengesë veçanërisht serioze për kompanitë e huaja që duan të investojnë në Shqipëri.

Firmat me pronësi të huaj që operojnë në Shqipëri identifikuan gjetjen e punëtorëve të kualifikuar si sfida e tyre e dytë më e rëndësishme. Emigrimi ka të ngjarë të reduktojë më tej numrin dhe cilësinë e aftësive të fuqisë punëtore, duke dobësuar atraktivitetin e Shqipërisë si destinacion në sektorët me intensitet të krahut të lirë të punës.

Banka Botërore sugjeron se, Shqipëria duhet të largohet nga politikat e investimeve të huaja të fokusuar në fuqinë punëtore me kosto të ulët dhe të miratojë një strategji të re të bazuar në shfrytëzimin e investimeve publike në arsimin teknik tërheqjen e IHD-ve që kërkojnë efikasitet dhe kanë produktivitet më të lartë. /Monitor

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nottingham befasohet në Angli, AEK feston me Strakoshën në fushë, fiton Fiorentina

Nottingham befasohet në Angli, AEK feston me Strakoshën në fushë, fiton Fiorentina

12/03/2026
Nottingham befasohet në Angli, AEK feston me Strakoshën në fushë, fiton Fiorentina

Nottingham befasohet në Angli, AEK feston me Strakoshën në fushë, fiton Fiorentina

12/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al