Ndërsa pjesa tjetër e Shqipërisë “digjet” nga temperaturat deri në 38 gradë celcius, mbrëmjen e sotme në Sarandë ka pasur një shi të rrëmbyer. Pas disa minutash rrugë të ndryshme në pjesën e poshtme të qytetit janë përmbytur. Problematike ishte sidomos situata pranë limanit në shëtitoren e re të qytetit. Edhe psë ky investim ka një vit që ka përfunduar, duket se reshjet intensive të shiut kanë nxjerr në pah punimet mbase jo shumë cilësorë në këtë vepër publike. ©argjiroja.net