• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ato që nuk thotë dot Berisha

08/07/2022
Berisha “karrikon” demokratët: Çdo mëngjes duhet të ngrihemi e të themi çfarë do bëj unë kundër këtij regjimi dhe Ramës?

Sali Berisha, kjo figurë ikonike e post-komunizmit shqiptar, ende aktiv dhe protagonist, mbetet gjithsesi i patrajtueshëm në disa kënde të tjera. Ndaj tij, si dhe ndaj të tjera figurave të ngjashme me të në kuptim të rolit politik, si dhe ndaj vetë fenomeneve politike, media shqiptare vijon të jetë sipërfaqësore me pak përjashtime. Ata raportohen, deri në bezdi, por nuk analizohen. Edhe nëse analizohen, kjo për shkak të inflacionit analitik, asnjëherë shterrueshëm.

Fjala vjen, është Berisha një politikan i mençur? Ai është energjik, dinamik, ambicioz, i ashpër, por i mençur vështirë t’i thuash se është. Sali dhe mençuri nuk kanë asnjë pikëtakim mes tyre. Edhe formimi i tij shkollaresk, nga i cili doli një doktor nammirë, ka qenë vullnet më shumë se mençuri. Ose zgjuarsi e lindur, por prapë jo mençuri.

Nga zgjuarsia buron dhe djallëzia, ndërsa nga mençuria buron urtësia. Të tillë e kanë konotacionin gjuhësor këto dy fjalë.

Në fjalëmbajtjen e protestës të së enjtes, Berisha dhe njëherë shpërfaqi treguesin më të hatashëm të pamençurisë së tij, trashësinë ligjërimore. Si zakonisht, flet pa e ditur se ç’flet. Kësisoj, në 30 vjet nuk arrin dot të lërë në kujtesën kolektive asnjë thënie monumentale. Pasojë e kësaj është se është i tëri politik e aspak njerëzor. Çfarë do thotë kjo? Është një fenomen që e has pothuajse te të gjithë figurat e PD-së.

Tej shfaqjes politike, ata janë asgjë. Berisha kryeson në këtë. Një figurë mundet mos ia qëllojë në politikë, por kjo nuk e privon atë të shpërfaqet i denjë te njerëzorja, më saktë kulturorja, edhe nëse këtë e bën duke qenë brenda politikës. Një shkëlqim të tillë, si protagonist publik, Berisha s’e ka patur kurrë.

Të dalim te fjalimi i tij në protestë. Pas 30 vitesh, ai përdor një tezë që vetëm në mendjen e tij infantile mund të ekzistojë: liria.

“Do i them Ramës këto fjalë: ne të dy sot jemi armiq, si ti Edi Rama ke për ideal pushtetin dhe vetëm pushtetin, kurse unë me këta burra e gra kemi për ideal lirinë”, ishin fjalët e Berishës.

Liria? Cili liri (pra jo Liri Berisha, e shoqja)? Ku është në diskutim liria sot? Liria në ç’kontekst? Kjo mund të qe frazë e denjë për mitingjet e ‘90-ës te Qyteti Studenti, por jo te “Dëshmorët e Kombit” në 2022 dhe me Ramën në pushtet.

Rama i ka kapicë akuzat që mund t’i bëhen, por kjo me liri është një marrëzi e pashoqe. Së paku, nëse është fjala për privim të drejtash, nga të cilat burojnë dhe vrasjet, nuk ke për çfarë ta akuzosh. Berisha akuzohet së paku për dy vrasje në kushte qeverisëse: Remzi Hoxha dhe katër jetë të 21 janarit. Një e tillë nuk ekziston për Ramën.

“Liria” pra që përmend Berisha, për t’ja atribuuar Ramës si mungesë në qeverisjen e tij, është ndër pretendimet më të trasha.

Por kësaj, fjalimit i mungonte ajo që mund të quhej kujtesë e “të mirave” të ish-qeverisjeve të tij.

Berisha flet si një që vjen pa përvojë qeverisëse, pra që e tenton pushtetin për herë të parë. Por ai ka lënë pas një bilanc dhe këtë bilanc, nëse ka bindjen se ka qenë më i mirë se i Ramës, është i detyruar ta thotë.

Të pretendosh rikthimin në qeverisje pasi ke qeverisur në një total prej 13 vitesh, do të thotë që avantazhi yt janë bilancet e tua. Pse s’i thua?(Tesheshi)

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gimbo për Mateon: Shoku i mirë kallëzohet kur nuk është me ty!

Gimbo për Mateon: Shoku i mirë kallëzohet kur nuk është me ty!

21/03/2026
Shqipëria gati për të “pushtuar” Varshavën, Botërori kalon nga Polonia, Sylvinho planifikon listën

Sylvinho e konsideron golashënues, “zhduket” lojtari i kombëtares, nuk është as në pankinë me skuadrën e tij

21/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al