• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Motra e Ziver Veizit: Berisha e pranoi vetë krimin shtetëror të 21 Janarit, çfarë pret më SPAK?

17/01/2025
Motra e Ziver Veizit: Berisha e pranoi vetë krimin shtetëror të 21 Janarit, çfarë pret më SPAK?

Trëndafile Muhametaj, motra e Ziverit dhe Zamira Veizi, mbesa, rrëfyen detaje nga ai moment tragjik i 21 janarit dhe shprehën indinjatën e tyre sesi 14 vite nga ai krim shtetëror i Gardës së drejtuar nga qeveria “Berisha”, poshtë zyrës së tij dhe para Kryeministrisë në Bulevard, u vranë protestues të pafajshëm dhe u plagosën shumë të tjerë.

Në intervistën e tyre ato apeluan për drejtësi dhe kërkuan që SPAK të hetoj me ritme të shpejta çështjen, pasi është i ngadaltë, teksa vunë theksin te dënimi i urdhëruesve dhe autorëve të krimit që e cilësuan shtetëror.

Por çfarë presin familjarët, kur edhe Gjykata e Strasburgut e ka konsideruar si krim shtetëror, duke kërkuar zbardhjen e plotë. Kurse SPAK ka rinisur hetimet për vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës.

Trëndafile Muhametaj u shpreh për Report TV:

“Shohim se SPAK nuk po vepron shpejt, ngjarja tani është e zbardhur. Edhe media ka 14 vjet që i bën gjyqin masakrës, ne kërkojmë nga SPAK zbardhjen e ngjarjes së 21 Janarit, edhe sipas vendimit të Gjykatës së Lartë. Ne jemi me shpresë dhe presim se çfarë do të vendosë SPAK-u”.

Motra e Ziverit rrëfeu edhe momentin kur mësoi lajmin e kobshëm ditën e ngjarjes, teksa apeloi për vendosjen e drejtësisë sa më shpejt dhe të mos zvarritej më kjo çështje.

“Unë e kujtoj çdo ditë atë moment tragjik, atë tragjedi të paparashikuar. Kam kaluar në gjendje shoku atë ditë. E merrja në telefon vëllain atë ditë të protestës dhe dilte i fikur. Më dolën shokët në telefon dhe më thanë nuk jeton më se ka marrë plumb në zemër. Unë pres të bëhet drejtësi për këtë vrasje shtetërore, duam që ata njerëz që janë autorë, urdhëruesit, ekzekutorët, të marrin dënimin e merituar. Plagët tona mbeten të hapura nëse kriminelët e atij krimi nuk ndëshkohen”, u shpreh Muhametaj.

Për të provat janë të qarta dhe SPAK duhet të veprojë deri te ish-kryeministri i kohës, Sali Berisha, për të cilin Trëndafilja vë në dukje se e ka pranuar publikisht me zë dhe figurë krimin shtetëror të 21 Janarit dhe se “donte më shumë gjak” atë ditë.

“Nuk kemi pasur asnjë kërkesë faljeje nga pala autore. Kemi avokatin dhe gjithsesi po presim drejtësi, por hetimet janë të ngadalësuara. Çfarë kërkon SPAK, kush i kontrollonte serverat e kryeministrisë, kush i fshiu. Pse s’ia kërkojnë kryeministrit, kush ia fshiu kryeministrit serverat e kryeministrisë. Përgjegjësit janë urdhëruesit dhe zbatuesit. Kryeministri, ministri i Brendshëm dhe komandanti i Gardës. Kë të bësh përgjegjës, atë me çadër afër vëllait, që thanë se ishte pistoletë. Duam që të dënohen autorët dhe urdhëruesit e krimit shtetëror. Kryeministri tha më 21 Janar se donte më shumë gjak, “dua më shumë gjak” tha kryeministri atëherë, çfarë do më SPAK tani?”, ngre ajo pyetje dyshuese ndaj drejtësisë.

Po nëse nuk bëhet drejtësi? Si do veprojnë familjarët e viktimave të 21 Janarit?

“Nëse shkohet në këtë rrugë si 14 vite, atëherë do ndjekim rrugën tonë. Por na kanë thënë se provat janë të rëndësishme. Pa marrë dënimin përfundimtar vrasësit dhe urdhëruesit, plagët tona do mbeten të hapura përjetësisht. I bëjmë thirrje SPAK ta zbardhi sa më shpejt këtë ngjarje, sepse ne nuk mund të presim pafund”, përfundoi Muhametaj.

Related Posts

Restaurohet Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dropull
Lajme

Restaurohet Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dropull

02/10/2026
Ndezi zjarr në Memaliaj, arrestohet 76-vjeçari në Memaliaj
Kryesore

Ndezi zjarr në Memaliaj, arrestohet 76-vjeçari në Memaliaj

01/10/2026
Kompani “Fled” shpk fitoi tender për të tharë liqenin në Lushnje, shkaktoi masakër të pariparueshme mjedisore
Kryesore

Kompani “Fled” shpk fitoi tender për të tharë liqenin në Lushnje, shkaktoi masakër të pariparueshme mjedisore

01/10/2026
Të pathënat e mafies shqiptare në burgjet greke, kush janë të “fortët” që bëjnë ligjin në Korydalo
Kryesore

Përleshje në burgun grek, 6 persona të lënduar, mes tyre edhe shqiptarë

01/10/2026
Arrestimi i shefes së SHISH, Presidenca pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Hetimet të jenë të pavarura, çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit
Kryesore

Bledi Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet sërish pas auditimit të SHISH!

01/10/2026
“Gërshëra” në DASH/ Nis largimi i mbi 1300 diplomatëve dhe zyrtarëve sipas planit të Presidentit Trump
Kryesore

Raporti i DASH për Shqipërinë: Korrupsioni, emigracioni dhe pasuritë e paligjshme mbeten sfida

01/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndeshja më e ndjekur e vitit, Shqipëria sfidon Finlandën, priten mijëra tifozë kuqezi – Balkanweb.com – News24

Ndeshja më e ndjekur e vitit, Shqipëria sfidon Finlandën, pritet mijëra tifozë kuqezi

03/10/2026
Ndeshja më e ndjekur e vitit, Shqipëria sfidon Finlandën, priten mijëra tifozë kuqezi – Balkanweb.com – News24

Ndeshja më e ndjekur e vitit, Shqipëria sfidon Finlandën, priten mijëra tifozë kuqezi – Balkanweb.com – News24

03/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al