Një vatër e re zjarri ka rënë mëngjesin e kësaj të shtunë në fshatin Frashtan të bashkisë Dropull në Gjirokastër. Sikurse duekt edhe nga pamjet, flakët kanë përfshirë një faqe mali. Era e fortë dhe temperaturat e larta ndihmojnë flakët të përhapen më tej. 4 fshatra të Dropullit rrezikohen nga flakët. Në ndihmë të zjarrfikësve të Dropullit kanë shkuar edhe ato të bashkisë Gjirokastër. Për shkak të temperaturave të larta që kanë kapur pikun në fundin e muajit korrik, në venin tonë janë disa vatra aktive zjarri.









