• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çfarë TURPI/ Njeriu që do të drejtojë Butrintin i quan shqiptarët “komb artificial” (VIDEO)

31/07/2022
Çfarë TURPI/ Njeriu që do të drejtojë Butrintin i quan shqiptarët “komb artificial” (VIDEO)

Ish-drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit Auron Tare, i është drejtuar sot përmes një letër publike deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Tare publikon një video të një leksioni të Richard Hodges, kreut të Fondacionit që do të menaxhojë Butrintin dhe i fton deputetët ta dëgjojnë.

Në këtë video, Hodges jep leksione para studentëve, duke e cilësuar vendin tonë si produkt të fuqive të mëdha dhe shtet të formuar pa pasur asnjë shqiptar në kohën e themelimit.

“Është një vend (Shqipëria) i krijuar artificialisht pa pasur asnjë shqiptar, nga anglezët dhe fuqitë e tjera të mëdha në Londër. Morën një vendim politik pas Luftës së Dytë Ballkanike” – thotë Hodges.

Tare iu drejtohet dputetëve duke iu thënë se ky është njeriu që kanë votuar në unanimitet jo vetëm të drejtojë 10 vitet e ardhshme Qendrën e Trashëgimisë Botërore të Butrintit, por edhe të rishkruajë të gjithë historinë e kësaj Qendre Arkeologjike Shqiptare.

REAGIMI I PLOTË I TARES

Të nderuar Deputetë

Në linkun e mëposhtëm, Ju mund të dëgjoni pjesë nga leksionet e profesorit britanik Richard Hodges, në auditoret e Universiteteve Europiane. Prof. Hodges ish- Drejtues Shkencor i Fondacionit Butrinti, shpjegon qartësisht mendimet e tija mbi themelimin e Shtetit Shqiptar duke e quajtur atë “Shtet Artificial”, i krijuar jo nga përpjekjet e shqiptarëve për pavarësi por nga Britanikët dhe Fuqitë e Mëdha.

Shiko videon në italisht:

Po kështu, si pjesë e leksioneve të tija prof. Hodges ju mëson studentëve të huaj se në fakt Lufta Ballkanike e 1913 nuk ishte një Luftë ku Jugu i Shqipërisë u dogj tërësisht nga ushtritë Greke, ku popullata e kësaj treve nuk shkoi në ullishtat e Vlorës, ku një pjesë e madhe e fëmijëve dhe grave vdiqën nga uria dhe sëmundjet, ku fshatra të tëra nuk u rrafshuan përtokë, ku burrat e Hormovës nuk i therën në Kishën e fshatit. Përkundrazi sipas prof. Hodges kjo zonë e quajtur Epir u zbras nga popullata Greke duke ikur në Korfuz dhe në Greqi si rezultat i shqiptarëve.

Një transformim kaq thelbësor i historisë së fillesës së Shtetit Shqiptar nuk mund ta gjeni në asnjë tekst historie të vendeve fqinje, por siç mund ta dëgjoni në linkun e videos në italisht, kjo tezë jepet në Universitetet Europiane nga Prof. Hodges.

Prof. Richard Hodges, është personi, të cilin Ju e votuat në unanimitet për të qenë njeriu që jo vetëm do të drejtojë për 10 vitet e ardhshme Qendrën e Trashëgimisë Botërore të Butrintit, por do të jetë personi që do të rishkruajë të gjithë historinë e kësaj Qendre Arkeologjike Shqiptare. Duke Ju uruar dëgjim të këndshëm të Leksioneve të prof. Richard Hodges.

Related Posts

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026
Kryesore

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil
Kryesore

Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

27/07/2026
Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Goditje “big” në merkato, Skënderbeu arrin akordin me ish-futbollistin e Tiranës që ka fituar… 5 trofe

27/07/2026
Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Goditje “big” në merkato, Skënderbeu arrin akordin me ish-futbollistin e Tiranës që ka fituar… 5 trofe – Balkanweb.com – News24

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al