• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasja makabre e gruas në Greqi, ‘shpërthen’ djali i 41 vjeçares: Kemi faj edhe ne që nuk e mbrojtëm

02/08/2022
Vrasja makabre e gruas në Greqi, ‘shpërthen’ djali i 41 vjeçares: Kemi faj edhe ne që nuk e mbrojtëm

Të tjera detaje tronditëse janë bërë publike për krimin në familjen shqiptare në Greqi. Një 41-vjeçare u vra nga bashkëshorti i saj në Tsilivi Zakynthos në Greqi, i cili e goditi për vdekje me thikën e kuzhinës.

Tërbimi me të cilin goditi gruan e tij, u duke tek tehu i thikës që ishte përkulur nga forca e “goditjeve” ndaj viktimës.

Arma është gjetur nga autoritetet policore pranë viktimës, ndërkohë që autori 51-vjeçar shqiptar ishte larguar nga shtëpia.

Djali 20-vjeçar i 41-vjeçares ka treguar se nëna e tij kishte shumë frikë dhe se sjellja agresive e të shoqit kishte ndodhur për shumë vite.

“Faji është edhe i yni, sepse nuk kishim marrë masat e nevojshme, ky ishte një gabim shumë i madh i yni. Unë dhe nëna ime folëm për këtë në përgjithësi. Ai punonte dy punë për të përballuar jetesën dhe unë nuk isha këtu. Ajo bënte gjithçka për ne. Vetëm për fëmijët e saj. Ajo ishte nëna perfekte. Më vjen keq për vëllezërit e mi, duhet të gjejmë një zgjidhje dhe të vazhdojmë përpara”, tha djali i çiftit.

Vrasësi menjëherë pas aktit është larguar nga vendi i krimit sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Policia nisi menjëherë kërkimet për kapjen e autorit, i cili u gjet arrestua në zonën e Marathisë, në Keri.

Autori mësohet se u ka thënë policëve që e kanë arrestuar se “e kam vrarë se më ka tradhtuar”.

Në 18 qershor “kasapi i Zakynthos” ishte arrestuar për dhunë në familje pasi kishte rrahur gruan e tij.

Ai u dërgua në prokurori dhe u la i lirë me kushtin për të qëndruar larg bashkëshortes, pra jo më afër se 100 metra. Por gruas i erdhi keq dhe e pranoi sërish në shtëpi dhe më në fund e pagoi me jetë këtë veprim të saj.

Mbrëmjen e së dielës kish nisur sërish tortura për 41-vjeçaren fatkeqe, nënë e tre fëmijëve, dy prej të cilëve të mitur.

I shoqi rreth orës 20:00 kishte nisur ta rrihte pa mëshirë, duke shfryrë mbi të tërbimin e sëmurë. Gruaja në gjendje të mjerueshme dhe pasi ai ishte larguar nga shtëpia, arriti të shkonte në Polici për herë të dytë dhe të ngrinte padi kundër torturuesit të saj.

Autoritetet u vunë në kërkim të tij dhe në orën 22:30 kur viktima kthehet në katin përdhesë të dupleksit në zonën e Tsilivit, e gjen përballë. Sipas një dëshmitari okular, një fqinji, shqiptari e ka kapur nga flokët dhe e ka tërhequr zvarrë në ballkon duke thirrur: “Do të të vras”.

Ai e rrahu egërsisht dhe kur gruaja luftonte për të shpëtuar nga duart e tij, 49-vjeçari mori thikën e kuzhinës, dhe nisi ta godasë me furi në qafë dhe gjoks duke i marrë jetën. Pas aktit të rëndë ai u zhduk dhe pak para orës 10 të mëngjesit të sotëm u arrestua.

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Doli për peshkim me të vëllanë, kap rastësisht peshkun që i ndryshoi jetën! Fiton 1 milion dollarë! – Balkanweb.com – News24

Doli për peshkim me të vëllanë, kap rastësisht peshkun që i ndryshoi jetën! Fiton 1 milion dollarë! – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
Inter sërish favorit, OPTA “fshin” Lazion nga gara për titull, Roma dhe Juve në ndjekje

Inter sërish favorit, OPTA “fshin” Lazion nga gara për titull, Roma dhe Juve në ndjekje

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al