• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mirupafshim në gjëmën e radhës, kronikë e një vrasje të paralajmëruar

02/08/2022
Mirupafshim në gjëmën e radhës, kronikë e një vrasje të paralajmëruar

Nga Lutfi Dervishi

Ngjarja tragjike në Himarë ku humbi jetën një fëmijë nga një oficer policie i pa përgjegjshëm është një kronikë e një vrasje të paralajmëruar. Nuk është krimi i parë që ndodh në det për këtë vit. Druaj se nuk është as i fundit. Vetëm 24 orë më parë drejtori i përgjithshëm i policisë, nisur nga rastet e mëparshme me anë të një qarkoje kërkonte më shumë kontroll për “gangsterët e detit”. Gjëmat ndodhin sepse jemi përballë mendësisë – Hëmo sa të kalojë kjo situatë.

Të ngasësh jet-ski në det duhet të lejohet vetëm në një perimetër të caktuar dhe të qartë si për pushuesit ashtu edhe vozitësit. Të ngasësh jet-ski në det duhet të kesh licensë. Nëse publiku beson te policia nuk ka nevojë për policë shtesë për të kontrolluar dhe verifikuar zbatimin e ligjshmërisë. Mjafton një telefonatë në polici dhe ajo duhet automatikisht të ndërhyjë.

Nuk ka nevojë në një vend normal ku sundon ligji për “masa shtesë”, aq më pak për “masa drastike”, për “urdhëra të rreptë” për “aksion” për “dron edukues” apo për më shumë “ndërgjegjësim”. Thjesht gjithsecili të bëj detyrën e tij. Dhe detyra nis nga secili prej nesh.

Agresori sot është punonjës i policisë, me histori jo fort të këndshme në polici dhe për më tepër tenton edhe të largohet nga skena e krimit. Kjo është policia që nuk duam. Kjo është edhe sfida që nuk po e fiton dot policia. Një polici e shtetit dhe jo e partisë, një polici që njeh ligjin dhe jo urdhërin, një polici ku respektohet karriera dhe jo “lidhjet e shkurtra” me bandat dhe politikën. Nëse vendoset “rendi brenda rendit” është më e thjeshtë që të sigurohet rendi dhe qetësia e pushuesve dhe e të gjithëve.

Përtej problemeve të policisë duhet të shohim problemet me veten. Krimet më të mëdha dhe më të rënda ndodhin në sezonin e pushimeve. Dikush humb jetën për një parkim, dikush për një pse më pe, një tjetër pse muzika është e lartë…

Pa respektuar veten dhe jetën në komunitet nuk mund të ketë rend dhe qetësi. Nuk mund të ketë një polic pranë çdo problemi që del. Nuk mund të ketë një zjarrëfikëse për çdo zjarr që ndezim. Nëse muzika kthehet në makth për banorët – zgjidhjet teknologjike dhe ligjore sot ekzistojnë. Nëse të krisur me jet ski vozitin në afërsi të pushuesve – duhet të mjaftojë një telefonatë dhe një shembull i mirë për pronarin e “jet ski” dhe për vozitësin pa leje. Kaq duhet të mjaftojë. NJE SHEMBULL!

Urdhërat dhe masat e marra si konfini pas të vjelit kanë po aq efekt sa ka urdhëri i oficerit ndaj ushtarit një ditë para lirimit. Siguria në plazhe nuk arrihet me urdhëra të datës 1 gusht. Siguria dhe qetësia në plazhe arrihen nëse nuk punohet me aksion nuk punohet me urdhëra të rreptë dhe me masa drastike. Si ndodh që është mbushur bregdeti me adoleshentë që pa asnjë minutë përgatitje marrin dhe ngasin motorrë uji?!

Sa mjete motorrike janë sekuestruar gjatë këtyre viteve? Ku janë sot ata që kanë kryer krime me mjete motorrike në ujë? Sa patenta janë lëshuar dhe nga cili institucion? Mbi çfarë bazash dhe përgatitjesh profesionale?

Sa mjete janë kolauduar dhe sa kanë mbetur për shkak të amortizimit? Sa pronarë të tyre janë ndëshkuar/gjobitur? Sa “dronë edukues” janë ngritur për të parë kontrollin e territorit?

Sa gjoba janë vënë për prishësit e qetësisë në plazhe dhe kudo? Cilat janë pikat e nxehta në vite që prodhojnë ngjarje të rënda? Çfarë masash janë marrë që të mos përsëriten?

Rendi dhe qetësia nuk mund të vihen vetëm as nga qytetarët dhe as nga policia. Rendin dhe qetësinë e garanton një bashkëpunim dhe besim që qytetari duhet të ketë te policia. Besim që është tronditur prej rasteve që nuk është koha dhe vendi për t’i përsëritur.

Nëse nuk ndryshon qasja ndaj problemeve, sërish deri në gjëmën e radhës do të flasim për shkarkime, inspektime, urdhëra të rrepta dhe masa shtesë. Sërish do të kemi dy realitete, një në terren dhe tjetrin në shkresat dhe lajmet televizive.

Ky stil menaxhimi dhe qasje ndaj problematikës nuk garanton aspak mos përsëritjen e ngjarjeve dhe krimeve të tilla. Thjesht i shërbejnë daljes momentale nga situata dhe i ngjajnë njeriut që fsheh mbeturinat nën tapet për të krijuar iluzionin e pastërtisë…

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vllaznia nuk arrin të shkëputet nga Elbasani, vetëm një ndryshim në katërshen e fundit të tabelës! Ja renditja e Superiores pas javës së 12-të

Analizë statistikore e rezultateve gjatë 18 javëve/ Kampionat “bunker”, golat mbeten përjashtim

30/12/2025
Diddy feston 56-vjetorin pas hekurave, ja çfarë kishte në menunë e tij të ditëlindjes

P.Diddy nën akuza pas përdorimit të pamjeve të vjedhura në dokumentarin e 50 Cent

30/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al