Shefi Seksioni i Policimit në Komunitet në Elbasan, Arjan Tase po drejtonte një gomone kur ka përplasur një fëmijë 5-vjeç që kishte ardhur për pushime se bashku me familjen në plazhin e Potamit. Mjeti lundrues raportohet se është me dy motorë 2 x 300 hp rreth 7 metra me emrin “Nëna 154”. Arjan Tase, i cili më herët ka mbajtur postin e shefit të Komisariatit të Himarës, ndodhej në bord me persona të tjerë kur ndodhi aksidenti.
Në pamjet e publikuara menjëherë ngjarjes në bordin e gomones shihen 3 fëmijë të mitur, një grua dhe një person tjetër, ndërsa vetë Tase qëndron në timonin e mjetit lundrues.
Në vendin ku ka ndodhur ngjarja, raporton se nuk ka patur korridor të miratuar për hyrjen dhe daljen e mjeteve lundruese.










