• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqiptarët shndërrojnë Larisan në “Lazaratin” e Greqisë, mediat: “Koka e grupit” një 30-vjeçar, punëtorëve u jep 30 mijë euro

08/08/2022
Shqiptarët shndërrojnë Larisan në “Lazaratin” e Greqisë, mediat: “Koka e grupit” një 30-vjeçar, punëtorëve u jep 30 mijë euro

Mediat greke shkruajnë se duke iu referuar hetimeve të deritanishme të Administratës së Drogës, pjesëtarët e grupeve kriminale nga Shqipëria kanë transferuar kultivimin e kërpit indian në malet greke.

Kufizimet e qarkullimit dhe mbyllja e kufijve për shkak të koronavirusit – sipas vlerësimeve të Prokurorisë – ishin ato që sollën fillimisht kultivimin mjaft fitimprurës të hashashit në Greqi, në vend të importit të tij nga Shqipëria. Por megjithëse masat kufizuese të lëvizjes së pandemisë janë hequr, kultivimi i drogës vazhdon ende në malet greke nga grupet kriminale shqiptare.

Për nevojat e kultivimit nga Shqipëria janë shpërngulur edhe punëtorët që paguhen me ar për të jetuar në mal gjatë sezonit të mbjelljes.

Nga gjykimi i rasteve të mëparshme bëhet e ditur se të arrestuarit në Larisa kanë marrë një shpërblim në të holla prej 30 mijë eurosh, ndërsa me të korrat në formë bonusi do të merrnin edhe 10 kilogramë hashash, të cilin mund ta shisnin ose shfrytëzonin si të dëshironin.

Punonjësit shqiptarë të hashashit e njohin kultivimin, por më së shumti e njohin jetën në male, pasi kampin në mal e bëjnë nga prilli, duke kultivuar varietete “tremuajshe” deri në tetor.

Në rastet e Larisës dhe veçanërisht në Mavrovouni Agia, kultivuesit kur vihen re nga Policia “ngjiten” në zona më të larta ose kur nuk bien në sy, pastrojnë sipërfaqet pyjore për sezonin e ri të rritjes.

Sipas informacioneve, “E”, 30-vjeçari i arrestuar dhe “koka e grupit” të kultivimit, siç e cilëson policia greke, i cili u identifikua pardje nga efektivët Larisës në Sklithro, dyshohet se është përfshirë edhe në një parcelë që u zbulua në tetor 2020 në Rakopotamos.

Në atë rast autorët lanë pas 40 kilogramë hashash. Në datën 24 korrik 2020 ka ndodhur edhe një operacion nga Prokuroria e Narkotikëve të Larisës në Elafos, ku në një nga rastet e rralla janë arrestuar dy shtetas shqiptarë në një plantacion prej 373 bimësh.

Me plantacionin e djeshëm, me fjalë të tjera, brenda një periudhe dyvjeçare, në të njëjtin mal (Mavrovouni) të Agisë u zbuluan tre plantacione të mëdha në tre zona të ndryshme, malore dhe të paarritshme (Elafos, Rakopotamos, Sklithro).

Ashtu siç u konfirmua edhe në plantacionin e djeshëm, autorët po organizojnë jetesën e tyre, pasi do t’u duhet të qëndrojnë me muaj në mal. Kështu, ata ndërtojnë rezervuarë të improvizuar për ujitjen e plantacioneve, blejnë mallra bujqësore (plehra, tubacione ujitje me pika, etj.), si dhe sigurojnë ushqim afatgjatë, ndërsa të veçanta janë masat paraprake, kryesisht me anë të vëzhgimit nga ajri, pasi zonat e mbjella, për shkak të pozicionit të pakalueshëm, është e pamundur t’u afrohesh në këmbë.

Në plantacionin e djeshëm të hashashit në Sklithros, në zonën “Elafokerato” (në lartësinë 600 metra nga niveli i detit) përveç 2193 bimëve (plantacioni më i madh që është zbuluar deri më sot në prefekturën e Larisas) që policia sekuestroi, u gjetën edhe 22 kilogramë hashash, pa llogaritur sasinë e korrur në periudhën e mëparshme.

Policia greke vlerëson se nga numri i bimëve të konfiskuara, autorët do të kishin korrur rreth 5 ton hashash, me vlerë 10 milionë euro, përmasa që nga njëra anë konfirmon fitimet e mëdha nga tregtia e substancave të varësisë dhe nga ana tjetër lejon pagat e punëtorëve në mal.

Vlen të theksohet se në banesën e 30-vjeçarit të arrestuar, në një fshat të komunës së Kilelerit, u gjetën dhe u konfiskuan tre pasaporta të shtetasve shqiptarë.

Policia ka identifikuar detajet e tre bashkatdhetarëve të tij, ndërsa kërkon edhe një tjetër si bashkëpunëtor. Kujtohet se, sipas informacioneve 30-vjeçari “E” mohoi akuzën.

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NBA/ 10 fitore sezonale, Lakers nuk ndalen, Luka Donçiç udhëheq kalifornianët

NBA/ 10 fitore sezonale, Lakers nuk ndalen, Luka Donçiç udhëheq kalifornianët

10/11/2026
“Sold Out”, Shqipëri-Finlandë, interesim i jashtëzakonshëm, shiten të gjithë biletat

“Sold Out”, Shqipëri-Finlandë, interesim i jashtëzakonshëm, shiten të gjithë biletat

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al