• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Trimërohen” pronarët e motorëve të ujit në Sarandë: Nesër do hidhemi në ujë, jemi në një mendje me çunat (VIDEO)

11/08/2022
“Trimërohen” pronarët e motorëve të ujit në Sarandë: Nesër do hidhemi në ujë, jemi në një mendje me çunat (VIDEO)

Pronarët e mjeteve të ujit jetski në Sarandë janë mbledhur përsëri përpara Komisariatit të Kufirit në Sarandë. Sot bëhet dita e dhjetë e bllokimit të daljes së mjeteve të tyre në ujë.

“Është dita e 10-të që po sorollatemi. Na kanë pezulluar në mënyrë të paligjshme. E kemi të gjithë dokumentacionin e rregullt. Nëse nuk na japin zgjidhje do e çojmë çështjen në gjykatë sepse është anti-kushtetuese”, u shpreh një pronar mjetesh lundruese.

Pronarët e mjeteve jetski kanë apeluar ndaj strukturave të Policisë për të dhënë zgjidhje për problemin e tyre ose përndryshe tu kthejnë paratë e pagaruara, në të kundërt ato paralajmërojnë se do të dalin në det.

“Është hera e dytë që mblidhemi. Është vendim anti-kushtetues, cenon të drejtat private. Ne jemi disa qytetarë, kemi paguar taksat. Nëse nuk jeni të aftë të siguroni infrasktrukturën që të hidhemi në ujë, atëherë na keni taksat”, u shpreh një tjetër.

Bllokimi i mjeteve ujore jetski u bë pas aksidentit tragjik në plazhin Potam në Himarë, ku humbi jetën tragjikisht një vogëlushe. Përveçse në Sarandë, protesta ka pasur edhe në Durrës, Vlorë e Velipojë nga pronarët e jetski-ve, të cilët thonë se vendimi nuk është i drejtë dhe kërkojnë zgjidhje.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua më 2 gusht në plazhin e Potamit në Himarë, ku Arjan Tase duke drejtuar gomonen ka goditur për vdekje një 7-vjeçare. E mitura Joanda Avdia ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Drejtuesi i gomones ishte shefi i policimit në komunitet në Elbasan, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia. Sot pritet të jepet masa e sigurisë për akuzën “vrasje me dashje”, nga e cila rrezikon 10-20 vite burg.

Related Posts

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026
Kryesore

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil
Kryesore

Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

27/07/2026
Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Tërmet” në Itali, Andrea Pirlo nuk do të jetë trajner i “azzurrëve”, Maldini-Leonardo drejt dorëheqjes

“Tërmet” në Itali, Andrea Pirlo nuk do të jetë trajner i “azzurrëve”, Maldini-Leonardo drejt dorëheqjes

27/07/2026
“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al