• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tre vatra zjarri aktive në të gjithë vendin, në terren 331 forca të ushtrisë

12/08/2022
Tre vatra zjarri aktive në të gjithë vendin, në terren 331 forca të ushtrisë

Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vendin tonë, konkretisht në fshatin Shetaj të Durrësit. Në Mal Bardhë të Kurbinit dhe në Gramsh.

Ministria e Mbrojtjes në bilancin e publikuar bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, 22 prej të cilave janë shuar.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve të denoncojnë pranë strukturave të policisë së shtetit çdo rast të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme si dhe të tregojnë kujdes në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret.

Kujtojmë se zjarrvënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit’, apelon MM.

Njoftimi i plotë

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri. Nga të cilat janë shuar vatrat në:

në fshatin Sojnik, bashkia Gramsh;

në vendin e quajtur Pajalli, dhe fshatin Dragot, bashkia Belsh;

në fshatin Topojan, bashkia Cërrik;

në fshatin Niçë, bashkia Pogradec;

në lagjen Kala, bashkia Berat;

në fshatin Dorëz, bashkia Tepelenë;

në fshatin Dedaj, bashkia Pukë;

në fshatin Aliaj, bashkia Malësi e Madhe;

në vendin e quajtur Krrab, bashkia Fushë Arrëz;

në fshatin Vukatanë, bashkia Shkodër;

në fshatin Vrion, bashkia Finiq;

në fshatin Tragjas, bashkia Vlorë;

në fshatrat Gjerbës dhe Selitë, bashkia Mallakastër;

në fshatrat Agonas dhe Rrakull, bashkia Kavajë;

në fshatin Kodër Babrru, bashkia Kamëz;

në fshatin Gurrë e Madhe, bashkia Klos;

në fshatin Mazhicë, bashkia Bulqizë;

në zonën e ish Kënetës, bashkia Durrës;

në fshatin Kalasë, bashkia Delvinë.

Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 331 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 36 mjete zjarrfikëse.

Aktualisht janë aktive vatrat në:

Në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, kjo vatër është riaktivizuar sërish ditën e djeshme, vijon angazhimi i forcave të shërbimit zjarrfikës për izolimin e saj.
Në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, janë angazhuar forcat e pushtetit vendor për izolimin dhe mbajtjen nën kontroll të vatrës.
Në fshatin Tunjë, bashkia Gramsh, intesiteti i të cilit ka rënë ditën e sotme, janë angazhuar ditën e sotme forcat e shërbimit zjarrfikës.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve të denoncojnë pranë strukturave të policisë së shtetit çdo rast të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme si dhe të tregojnë kujdes në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret.

Kujtojmë se zjarrvënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit.

Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër.

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Sold Out”, Shqipëri-Finlandë, interesim i jashtëzakonshëm, shiten të gjithë biletat

“Sold Out”, Shqipëri-Finlandë, interesim i jashtëzakonshëm, shiten të gjithë biletat

10/11/2026

“Sold Out”, Shqipëri-Finlandë, interesim i jashtëzakonshëm, shiten të gjithë biletat – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al