Qyteti i Gjirokastrës ka kaluar në black out total. Prej 40 minutash mungesa e energjisë elektrike ka ndodhur si pasojë e djegies së një kabine elektrike, çka ka lënë pa korrent gati 80% të konsumatorëve në qytet. Mbingarkesa në rrjet ka shkaktuar avarinë çka ka provokuar reagimin e menjëhershëm të punonjësve të OSHEE Rajoni Gjirokastër, të cilët janë në vendngjarje për të rikthyer energjinë e munguar.