• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Akuzohet nga Greqia se dogji gjyshe dhe nip për t’u grabitur 780 mijë euro, shqiptarit i merren gjurmët e gishtave. Ja çfarë thonë analizat

23/08/2022
Akuzohet nga Greqia se dogji gjyshe dhe nip për t’u grabitur 780 mijë euro, shqiptarit i merren gjurmët e gishtave. Ja çfarë thonë analizat

36-vjeçari Ledjon Brakaj u arrestua një javë më parë nga autoritet malteze, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Greqia, pasi akuzohet se në vitin 2018-të në ishullin e Aeginas ai dogji gjyshe dhe nip pasi i vrau, për t’i grabitur 780 mijë euro. Pas arrestimit avokatët ë Brakajt kundërshtuan duke thënë se klienti i tyre nuk është ai që kërkon shteti grek.

Për të mos patur aludime të tjera, autoritet malteze i morën gjurmët e gishtërinjëve Brakajt dhe pas analizave rezultoi se gjurmët e gishtave të brakajt përputheshin me ato të personit që kreu krimin e tmerrshëm në Greqi.

Të martën, inspektori Kurt Ryan Farrgia, nga Njësia e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Policisë, prezantoi gjurmët e gishtërinjve që ishin dërguar nga policia greke. Këto gjurmë gishtash, kur u analizuan nga homologët e tyre maltezë, sipas gjykatës dukej se përputheshin me ato të 36-vjeçarit.

Megjithatë, “për të shmangur çdo dyshim”, magjistratja Donatella Frendo Dimech caktoi një ekspert të gjurmëve të gishtërinjve për të marrë gjurmët e gishtërinjve të të arrestuarit gjatë seancës, për të bërë më pas një analizë krahasuese me kopjen e dërguar nga autoritetet greke.

Brakaj dyshohet se planifikoi dhe realizoi grabitjen që përfundoi me vrasjen e pensionistes që kishte në pronësi një dyqan suveniresh, Irini Marmarino dhe nipit të saj Lambros Protonotarios brenda shtëpisë së të moshuarës në vitin 2015. Sipas dosjes hetimore greke viktimat u rrahën dhunshëm dhe më pas u dogjën teksa ishin duke marrë ende frymë.

Ndërkohë, gjatë seancës së së martës, avokati mbrojtës Franco Debono tha se Urdhri i Arrestit Evropian ishte “një nga më të paktët në detaje të parë ndonjëherë nga gjykata dhe nuk kishte as edhe referencën më të vogël për prova”.

“Besimi i ndërsjellë midis shteteve duhet të nënkuptojë respekt të ndërsjellë”, argumentoi Debono, duke iu referuar një vendimi të Corte di Cassazione italiane, i cili refuzoi një kërkesë ekstradimi nga autoritetet malteze me arsyetimin se Malta nuk mund të garantonte disa garanci.

“Ndërsa shtetet e tjera duket se interpretojnë kërkesa të tilla për ekstradim në mënyrë strikte, Malta dukej se jep një interpretim të gjerë”, tha avokati tjetër mbrojtës, Marion Camilleri.

Related Posts

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026
Kryesore

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil
Kryesore

Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

27/07/2026
Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al