Një aksident ka ndodhur në aksin e ri rrugor Kardhiq-Delvinë, pasi një mjet ka rreshkitur në rrugë si pasojë e reshjeve. Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur 52 vjeçari Kudret Hysa. I lënduari është shoqëruar në Spitalin e Gjirokastrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu për momentin është bllokuar edhe rruga nacinale dhe në vendngjarje ka shkuar Policia Rrugore.