• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Avokati i Popullit: Dënojmë sulmet e protestuesve ndaj policëve

16/10/2026
Ish kreu i Nismës Thurje rrëfen bisedën mbrëmë në Sarandë pak para shpërthimit me tritol në hotel

Avokati i Popullit, Endri Shabani, ka paraqitur gjetjet paraprake të monitorimit që Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës, pranë Avokatit të Popullit, ka bërë gjatë protestave të dhunshme të këtyre katër ditëve, duke evidentuar problematika në komisariate, shoqërime dhe trajtimin e personave të ndaluar.

Në 72 orët e fundit, sipas Shabanit, ekipet e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës kanë monitoruar komisariatet nr. 1, nr.2, nr.3, nr.4, nr.5 dhe nr.6 në Tiranë, Bllokun e Sigurisë, Spitalin e Traumës dhe komisariatet e Korçës, Vlorës e Shkodrës.

Gjatë kësaj kohe Shabani thotë se janë kontaktuar 214 persona të shoqëruar, ndërsa në Spitalin e Traumës, më 14 dhe 15 tetor, sipas tij kanë marrë shërbim 128 persona, mes tyre 86 punonjës policie, 38 protestues dhe 5 të mitur.

Shabani thekson se gjetjet paraprake tregojnë se të gjitha komisariatet e inspektuara ishin mbi kapacitet, ndërsa kushtet në Bllokun e Sigurisë u cilësuan të papranueshme, me mungesë shtretërish, batanijesh, ngrohjeje, uji të pijshëm dhe produkteve të higjienës.

Shabani bëri të ditur se janë evidentuar persona me shenja të dukshme dhune dhe se për 26 persona në Bllokun e Sigurisë janë dokumentuar pretendimet dhe shenjat përkatëse në procesverbalet e konstatimit.

Shqetësim i veçantë sipas tij mbetet trajtimi i të miturve, pasi Shabani thotë se janë konstatuar raste të marrjes në pyetje pa praninë e prindit ose kujdestarit dhe psikologut, ndërsa po verifikohen edhe dëshmi për rreth 12 të mitur të mbajtur të izoluar në ambientet e një ministrie.

Një tjetër problematikë sipas tij lidhet me ankesat për punonjës policie me veshje civile pa shenja identifikuese, dhunë gjatë shoqërimit, mungesë të kujdesit mjekësor dhe tejkalim të afateve për masën e sigurisë.

Në përfundim, Avokati i Popullit i kërkoi Policisë së Shtetit identifikimin e plotë të punonjësve gjatë operacioneve dhe ndarjen e të miturve nga të rriturit, ndërsa Ministrisë së Brendshme i kërkoi përmirësimin e menjëhershëm të kushteve në Bllokun e Sigurisë.

Ai gjithashtu ka ftuar çdo person që pretendon se ka pësuar dhunë ose dëme gjatë protestës, t’i drejtohet institucionit të Avokatit të Popullit.

Fjala e Avokatit të Popullit:

Sot do t’ju japim gjetjet paraprake të monitorimit që Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës, pranë Avokatit të Popullit, ka bërë gjatë protestave të këtyre katër ditëve. Dua të theksoj se këto janë gjetje paraprake. Çdo rast po verifikohet një nga një.

Së pari, dua të shpjegoj mandatin e Avokatit të Popullit dhe të Mekanizmit. Mekanizmi ka të drejtën ligjore të vizitojë pa paralajmërim çdo vend ku një person është i privuar nga liria: komisariate, ambiente shoqërimi, paraburgime dhe institucione shëndetësore. Avokati i Popullit shqyrton gjithashtu ankesat për abuzim nga çdo organ publik, përfshirë Policinë e Shtetit.

Ky mandat mbron të drejtat e të gjithëve: protestuesve, qytetarëve që kalonin rastësisht, pronarëve të bizneseve që u dëmtuan, por edhe punonjësve të policisë.

Por Kushtetuta e ka kufizuar këtë mandat në monitorim, në dokumentimin e së vërtetës dhe në nxjerrjen e rekomandimeve. Kushtetuta nuk na mundëson që ne të marrim masa vetë ndaj punonjësve që abuzojnë me detyrën. Për këtë qëllim, ligji ka parashikuar mekanizma të tjerë, të cilët kanë kompetencat dhe burimet e nevojshme.

Në këtë kuadër dua të raportoj se në 72 orët e fundit ekipet tona kanë qenë të pranishme në komisariatet nr. 1 deri nr. 6 në Tiranë, në Bllokun e Sigurisë, në Spitalin e Traumës, si dhe në komisariatet e Korçës, Vlorës dhe Shkodrës.

Në 72 orët e fundit kemi kontaktuar 214 persona të privuar nga liria. Kemi biseduar konfidencialisht me të shoqëruar, të arrestuar, të lënduar, me mjekë dhe psikologë. Në Spitalin e Traumës, më 14 dhe 15 tetor, kanë marrë shërbim 128 persona: 86 punonjës policie, 38 protestues dhe 5 të mitur. Një pjesë e mirë e tyre i kemi intervistuar dhe u kemi administruar ankesat.

E drejta për tubim paqësor është e garantuar nga Kushtetuta. Protestuesit duhet ta ushtrojnë atë paqësisht. Ne dënojmë çdo akt dhune. Dënojmë dhunën ndaj policëve. Dënojmë dhunën ndaj protestuesve. Dënojmë dëmtimin e pronës publike dhe të pronës private, përfshirë bizneset.

Shteti ka detyrimin të mbrojë rendin, dhe policia ka të drejtë dhe detyrim të përdorë forcë kur është e domosdoshme, në masë proporcionale.

Çdo punonjës që ushtron forcë duhet të jetë i identifikueshëm. Identifikimi mbron qytetarin nga abuzimi dhe mbron policin nga akuzat e pabazuara.

Ankesat. Gjatë këtyre ditëve kemi marrë ankesa për punonjës policie me veshje civile pa shenja identifikuese. Kjo çështje do të shqyrtohet me prioritet. Pjesa tjetër e ankesave lidhej me ushtrimin e dhunës gjatë shoqërimit, mosofrim të kujdesit mjekësor dhe kalim të afateve për masën e sigurisë.

Të miturit. Të miturit kanë prioritet në punën tonë. Komisionerët tanë kanë administruar deklarimet e tyre, të dhëna para psikologes klinike në Spitalin e Traumës. Po verifikojmë dëshmi për rreth 12 të mitur që janë mbajtur të izoluar në ambientet e një ministrie. Ky rast po verifikohet, dhe do t’ju raportojmë gjetjet e hetimit tonë.

Çfarë kemi vëzhguar gjatë monitorimit. Në të gjitha komisariatet e inspektuara, ambientet ishin mbi kapacitet. Kushtet në Bllokun e Sigurisë janë të papranueshme. Kemi gjetur të arrestuar që flenë dy vetë në një shtrat, ose mbi sfungjerë në dysheme. Mungojnë batanijet dhe ngrohja. Uji i pijshëm sigurohej nga familjarët. Mungojnë sapuni dhe letra higjienike. Shërbimi mjekësor është i pjesshëm përballë kërkesave të shumta.

Kemi evidentuar të mitur të ndaluar që janë marrë në pyetje pa praninë e prindit ose kujdestarit dhe të psikologut. Kjo nuk përputhet me kërkesat e ligjit dhe standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve.

Kemi parë persona me shenja të dukshme dhune. Për 26 persona në Bllokun e Sigurisë, pretendimet dhe shenjat janë pasqyruar në procesverbalet e konstatimit.

Librat e evidentimit të të shoqëruarve kishin mangësi në regjistrimin e plotë të informacionit.

Për sa më sipër, kërkojmë nga Policia e Shtetit identifikim të plotë të punonjësve në çdo operacion dhe ndarje të të miturve nga të rriturit, në çdo rast dhe gjatë gjithë kohës. Nga Ministria e Brendshme kërkojmë përmirësim të menjëhershëm në Bllokun e Sigurisë: ujë, ushqim, shtretër, ngrohje, higjienë dhe mjek në çdo kohë.

Në mbyllje, dua ta përsëris edhe një herë thirrjen: çdo person që ka pësuar dhunë ose dëm, qytetar, protestues, pronar biznesi apo punonjës policie, mund t’i drejtohet Avokatit të Popullit. MKPT do të vazhdojë monitorimin në terren.

Related Posts

O njeri, nese mund të të quaj të tillë, a mundesh të flesh sonte?
Kryesore

O njeri, nese mund të të quaj të tillë, a mundesh të flesh sonte?

16/10/2026
40 mijë euro fishekzjarre, arrestohet i riu që furnizonte protestuesit
Kryesore

40 mijë euro fishekzjarre, arrestohet i riu që furnizonte protestuesit

16/10/2026
Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune
Kryesore

Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune

16/10/2026
Spiropali i shkruan Ramës: Jep zgjidhje politike, pa tabu, pa frikë, pa kufij. Ti mundesh! E mira brenda teje është pakrahasimisht më e madhe se gjithçka tjetër
Kryesore

Spiropali i shkruan Ramës: Jep zgjidhje politike, pa tabu, pa frikë, pa kufij. Ti mundesh! E mira brenda teje është pakrahasimisht më e madhe se gjithçka tjetër

16/10/2026
2 të arrestuar dhe 2 në kërkim, si u zbulua atentati me tritol në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

2 të arrestuar dhe 2 në kërkim, si u zbulua atentati me tritol në Gjirokastër (VIDEO)

16/10/2026
Drejtori i Policisë: Janë identifikuar kanale komunikimi që bëjnë thirrje për akte terroriste
Kryesore

Drejtori i Policisë: Janë identifikuar kanale komunikimi që bëjnë thirrje për akte terroriste

16/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

O njeri, nese mund të të quaj të tillë, a mundesh të flesh sonte?

O njeri, nese mund të të quaj të tillë, a mundesh të flesh sonte?

16/10/2026
Ish kreu i Nismës Thurje rrëfen bisedën mbrëmë në Sarandë pak para shpërthimit me tritol në hotel

Avokati i Popullit: Dënojmë sulmet e protestuesve ndaj policëve

16/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al