Çelësi i të mos harxhuarit energji është kursimi. I ftuar në edicionin e lajmeve në “Klan News” ka qenë Ilir Bejtja ka bërë thirrje të gjithëve të kursejnë energjinë dhe se 800KW i mundëson që të mos ndryshojnë standardin e tyre të jetës.
Zv.ministri i i Energjisë dhe Infrastrukturës i ka kërkuar qytetarëve të tregohen “nikoqirë”, ashtu si edhe nënat e tyre dikur.
“Ju bëjmë thirrje të gjithëve. Nëse sot edhe në 800KW shkon të kursejë e të jetë nikoqir siç kanë qenë nënat tona dikur, të jeni të sigurt që nuk i kalon 500 KW konsum. Mund të kursehet shumë, s’ka arsye që shtëpia në çdo centimetër të jetë e ngrohur, s’ka arsye të jetë e ndriçuar rreth e përqark si një llambë lumineshente. Me 800 KW nuk e kemi prekur cilësinë e jetesës sepse mbi 96% e familjeve nuk e kalojnë 800-tën sot,”- është shprehur Bejtja.
Kryeministri Edi Rama e prezantoi vetë ndryshimin për çmimin e energjisë elektrike, duke bërë me dije se do të shkojë 42 lekë pa TVSH për çdo kilovat mbi 800 kwv që shpenzojnë. Për familjet që nuk e kalojnë fashën 800, çmimi nuk ndryshon dhe do të vijojnë ta paguajnë energjinë elektrike me 9.5 lekë, ndërsa çdo kilovat që tejkalohet dotë paguhet me çmimin e ri + këtu edhe Tatimin.









