Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin J. L., 30 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Përmet – Çarshovë”, në fshatin Strëmbec, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, është përplasur me barrierat mbrojtëse të urës dhe më pas ka dalë nga rruga. Për pasojë, mbeti e dëmtuar pasagjerja, shtetasja L. U., 41 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.









