• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“I vura litarin në qafë, trupin e fsheha te koshat e plehrave”, flet monstra që vrau biznesmenin shqiptar në Greqi

11/09/2022
“I vura litarin në qafë, trupin e fsheha te koshat e plehrave”, flet monstra që vrau biznesmenin shqiptar në Greqi

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e Xhani Topallit në Rodos të Greqisë, ku babë e bir akuzohen për ekzekutimin e 46-vjeçarit.

Të akuzuarit, që tashmë qëndrojnë pas hekurave, hotelieri 53-vjeçar dhe djali i tij 20-vjeçar kanë pranuar krimin dhe kanë rrëfyer krimin e rëndë. Ata deklaruan para togave të zeza se vrasja ishte aksidentale.

53-vjeçari pohoi se kishte punuar disa herë me shqiptarin, që merrej me ndërtim. Ndër të tjera ai tha se njëra nga vajzat e tij është shoqe klase me vajzën e 46-vjeçarit dhe ai e kishte marrë disa herë nga shkolla. Ndërsa siç deklaroi ai, janë ulur disa herë për të ngrënë së bashku.

Greku pohoi se në vitin 2019, Xhani Topalli kishte riparuar dhomat e hotelit të tij për të cilat duhej të merrte 100 mijë euro, ndërsa i kishte dhënë paradhënie vetëm 25 mijë euro. Për shkak të pandemisë që preku edhe industrinë e turizmit, në vitet 2020 dhe 2021, autori tha se puna nuk eci mirë dhe nuk mundi ta shlyente plotësisht.

Ai pretendoi se përveç shumës që i kishte borxh, kishte paguar edhe interesin. Autori i dyshuar tha se ditën e 28 gushtit të këtij viti viktima e ka telefonuar me qëllim që të firmosin deklaratat për projektin dhe të marrte para si paradhënie pasi ta nënshkruanin. Shqiptari i kërkoi të takoheshin, por për shkak se e kuptoi se ishte i dehur e shmangu dhe i kërkoi që të takoheshin të nesërmen.

I pandehuri ka pohuar se kur 46-vjeçari konsumonte alkool, bëhej nervoz, agresiv, shante dhe kërcënonte.

Sipas tij, viktima ka vazhduar t’i telefonojë dhe në një moment teksa ka qenë në panair i është përgjigjur telefonatës dhe për shkak se ishte nën efektin e alkoolit është treguar agresiv duke e sharë dhe kërcënuar.

Sipas tij shqiptari ishte i tërbuar, shumë i dehur, fikte e ndizte dritat e makinës, i binte borisë, bërtiste dhe shante. Ai la gruan dhe vajzat e tij në panair dhe nxitoi drejt biznesit. Me të mbërritur, ai është nisur drejt lokalit ku po priste 46-vjeçari dhe, siç e ka përshkruar ai, ka nisur ta shajë dhe kërcënojë. Autori pretendoi se tentoi ta qetësojë, por viktima u bë edhe më agresiv.

“Kapi djalin nga fyti. Im bir u përpoq t’ia largonte duart, por ai e goditi në fytyrë dhe më pas e goditi me grusht në brinjë”, deklaroi ai. 53-vjeçari pohon se kanë dalë në parking për t’u sqaruar dhe mes tyre ka pasur një sherr jashtë recepsionit përballë dhomave dhe kanë përfunduar në koshat e plehrave.

Ndonëse i biri ka tentuar t’i ndajë, siç tregon autori, ky i fundit ka nisur të përleshet me shqiptarin, duke e goditur me grusht në kokë. Makina e tij ishte parkuar aty dhe në karrocë kishte një litar. Ai tregon se instinktivisht e mori, e kapi dhe ndërsa shqiptari ishte i trullosur, ia vendosi në qafë për ta neutralizuar.

Duke vijuar rrëfimin, në një moment ka ndjerë se viktima nuk po bënte më rezistencë, ndaj ka liruar litarin dhe 46-vjeçari ka rënë përtokë, me sa duket i ka rënë të fikët. Ai pretendoi se viktima ishte goditur me gurë në kokë gjatë rënies dhe pasi kishte parë se ai nuk kishte puls, kishte njoftuar të birin për vdekjen e shqiptarit.

Mes të tjerash ai tha se trupin e shqiptarit e kishte tërhequr zvarrë mes koshave të mbeturinave.

Related Posts

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026
Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht
Kryesore

Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht

25/07/2026
Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë
Kryesore

Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë

25/07/2026
Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë
Kryesore

Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë

25/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jasir Asani i jep fund dilemave, futbollisti i Kombëtares shqiptare del në stërvitje me…

U rikthye në Iran, Jasir Asani ka një mesazh për tifozët e Esteghal

26/07/2026
VIDEO/ Prenga hodhi 2 herë në tapen Joshuan në raundin e parë, në të dytin boksieri britanik mori në kontroll duelin

VIDEO/ Prenga hodhi 2 herë në tapet Joshuan në raundin e parë, në të dytin boksieri britanik mori në kontroll duelin

26/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al