• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mafia e pronave në Sarandë, zyrtarët e Kadastrës kallëzohen edhe nga shtetas të huaj

11/09/2022
Mafia e pronave në Sarandë, zyrtarët e Kadastrës kallëzohen edhe nga shtetas të huaj

Dhjetëra kallëzime janë depozituar në Komisariatin e Sarandës në vitin 2021 ndaj zyrtarëve të administratës publike lidhur me problemet e pronave në qytet. “BW” ka arritur të sigurojë të dhëna për periudhën maj – nëntor të vitit të kaluar lidhur me të paktën 18 kallëzime, të cilat më pas Komisariati i Sarandës i ka referuar Prokurorisë së Rrethit për vepra penale si “shpërdorim detyre”, “falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “falsifikimi i dokumenteve”.

Kështu në 10 raste janë kallëzuar zyrtarë të Bashkisë Sarandë lidhur me favorizim ndërtimesh të paligjshme, prishje të padrejta ndërtimesh dhe mosveprime për goditjen e ndërtimeve të paligjshme apo lirimin e hapësirave të zaptuara. Në 6 raste janë kallëzuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ASHK Sarandë lidhur me legalizime të paligjshme, regjistrime e pajisje të paligjshme me certifikate pronësie dhe mosvperim lidhur me detyrime ligjore. Një nga kallëzimet e tjera është e një qytetari nga Saranda, i cili ka kallëzuar përfitimin e 990 m2 pronë publike në lagjen nr.4 përmes dokumenteve të falsifikuara dhe rasti i fundit i takon kallëzimit të një qytetari për një ngjarje sipas tij të ndodhur në vitin 2006, ku Kryetari i Bashkisë i asaj kohe në bashkëpunim me shefin e urbanistikes, kanë falsifikuar dokumentet duke i dhënë një truall 300 m2 në pronësi të kallëzuesit, një shtetasi tjetër.

Ajo që bie në sy në këto kallëzime është se në një nga rastet, kallëzimi ka ardhur me letër nga Italia, ku dy qytetarë italianë kanë kallëzuar zyrtarë të ASHK për legalizimin e një prone e cila në fakt krijonte mbivendosje me pronën e tyre në Ksamil.

Të gjitha këto kallëzime i janë referuar Prokurorisë së Sarandës, e cila për dy prej tyre ka lëshuar urdhër-arreste ndërkohë që për të tjerat nuk dihet nëse janë pushuar apo janë ende në hetim./ BW

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al