Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka publikuar pamjet nga aeroporti i Rinasit ku shkruan se sistemi TIMS është 100% në punë që prej njoftimit të bërë publikisht nga ana e qeverisë.
Ai shprehet se pjesa tjetër është dizinformim i qëllimishëm duke e cilësuar atë të dëmshëm për publikun.
“Live nga Rinasi. Ky është sistemi i portave elektronike (e-gate). E-gate nuk ka si punon pa TIMS dhe TIMS është 100% në punë qysh prej kur njoftuam publikisht. Të tjerat janë dizinformim i qëllimshëm ose nga përtacia po njësoj i dëmshëm për publikun”, shkruan ai.
Live nga Rinasi. Ky është sistemi i portave elektronike (e-gate). E-gate nuk ka si punon pa TIMS dhe TIMS është 100% në punë qysh prej kur njoftuam publikisht. Të tjerat janë dizinformim i qëllimshëm ose nga përtacia po njësoj i dëmshëm për publikun. pic.twitter.com/7g2JdnYqQ4
— Bledi Çuçi (@bledicuci) September 12, 2022