• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dy marrëveshje me KE/ Kumbaro: Riciklimi, domosdoshmëri për të ulur volumin e mbetjeve

15/09/2022
Çmimet e ‘çmendura’ në plazhet shqiptare, Kumbaro paralajmëron kontrolle të rrepta

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro prezantoi sot në Kuvend dy projekte madhore për mjedisin në kuadër të programit IPA III mbështetur nga Komisioni Europian, me qëllim përmirësimin e mbrojtjes së mjedisit, zhvillimin e ekonomisë qarkulluese dhe rritjes së zonave të mbrojtura në Shqipëri.

Projekti i parë lidhet me menaxhimin e integruar të mbetjeve, në vazhdim të promovimit të modeleve të riciklimit si e vetmja mënyrë për uljen e volumit të mbetjeve, një prioritet i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Vlera e tij shkon në 35 milionë euro dhe do të zbatohet duke ndërtuar edhe pikat fundore të trajtimit të mbetjeve në Kukës, Gjirokastër dhe rajonin e Vlorës Jugore.

“Programi do të zbatojë modele për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta bashkiake dhe mbylljen e landfilleve që nuk janë në përputhje me rregullat mjedisore. Në këtë projekt përfshijmë riciklimin dhe ripërdorimin për Kukësin dhe Gjirokastrën-Vlorën Jugore. Këto modele do të bazohen në studimin e fizibilitetit për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta të zhvilluar për të dyja zonat”, u shpreh ministrja Kumbaro. Ministrja foli se këto projekte shkojnë paralelisht me ndryshimin e mentalitetit të qytetarëve në lidhje me mbetjet, ndaj është e domosdoshme që të aplikohet kultura e riciklimit, ripërdorimit dhe kompostimit.

Nga ana tjetër, Mirela Kumbaro ka vlerësuar si shumë të rëndësishme edhe marrëveshjen e dytë në kuadër të “EU for Nature”, dedikuar zonave të mbrojtura.

“Parashikon 6 milion euro dhe përqëndrohet në hartimin e planeve të menaxhimit të gjashtë zonave, si edhe në krijimin e zonave të reja të mbrojtura. Kjo është pjesë e përgatitjes për rrjetin Natura 2000. Objektivi minimal i Programit është të mbrojë dhe të ruajë 25 për qind të territorit shqiptar në tokë dhe në det, deri në vitin 2030, kurse ai maksimal, të arrijë në 30% të territorit të Zonave të Mbrojtura”, u shpreh ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro duke theksuar rolin e rëndësishëm që luan Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në mbrojtjen e habitateve dhe specieve të rëndësishme.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Neymar kalon me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në gjurin e majtë

Neymar kalon me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në gjurin e majtë

22/12/2025
VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi

VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, realizon sërish për Trabzonspor

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al