• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqipëria po zbrazet/ Në dyert e ambasadës gjermane ka gjithmonë radhë për të ikur (VIDEO)

15/09/2022
Shqipëria po zbrazet/ Në dyert e ambasadës gjermane ka gjithmonë radhë për të ikur (VIDEO)

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave INSTAT dhe atij europian Eurostat, nga 2010-2020 pra në një dhjetëvjeçar janë larguar nga vendi rreth 500 mijë shqiptarë. Republika Federale Gjermane në kërkim të fuqisë punëtore, ka lehtësuar proceduat për bashkim familjar. Në vazhdim, kjo është historia e Sonilës:

“Kam aplikuar për bashkim familjar, pasi bashkëshortin e kam në Gjermani. Unë aplikova bashkë me dy fëmijët. Kushtet për bashkim familjar janë një kontratë pune, një kontratë banimi, testi i gjuhës që i duhet bashkëshortit apo bashkëshortes, që aplikon për bashkimin familjar. Ambasada Gjermane i ka lehtësuar procedurat, për të vetmin fakt, që ti nuk pret më 6 muaj nga momenti i aplikimit për një takim në ambasadë. Më e shumta që mund të zgjasë është 1 muaj, ose është edhe kjo tjetra, që ti e zgjedh vetë datën e takimit, nga momenti që ti aplikon. Nëse ti je gati në tetor, mund të përcaktosh një datë të lire, që ka Ambasada Gjermane, për ta lënë takimin.

Bashkëshorti im ka 3 vjet që punon në Gjermani, me dekorime gipsi, sistemi I thatë I ndërtimit. Përderisa ka 3 vjet andej, do të thotë që ka punë. Këtu mund të ketë punë, por nuk ka të ardhura të mjaftueshme, jetesa është shumë e vështirë. Ti punon, por në fund të muajit, ti nuk mbyll dot detyrimet që ke, ose më saktë atë rrogë që merr e ke të llogaritur që në fillim të muajit, se si do të shkojë. Unë vetë kam studiuar marrëdhënie me publikun, por kam punuar si agjente shitjesh. Absolutisht që e dua vendin tim, por po iki për t’u siguruar fëmijëve të ardhmen, t’iu siguroj shkollimin dhe jetesën e sigurt. Ne jemi dy motra dhe që të dyja jemi jashtë shtetit. Motra ime është në Amerikë, pasi fitoi Lotarinë Amerikane”.

Alma Leka, një tjetër qytetare thotë:

“Po pres vajzën time që ka aplikuar për shkollë të lartë në Gjermani, për degën e Arkitekturës. Këtë vit e mbylli shkollën e mesme. Presim tani, ka hyrë brenda, jep pasaportën dhe merr vizën e ikën. Nuk e nxita asnjëherë të konkurronte apo aplikonte këtu për shkollën e lartë, sepse unë vetë nuk dua të jetoj këtu, si mund t’i them fëmijës të jetojë këtu. Edhe djalin që e kam më të madh, jeton dhe studion në Gjermani, tani ikën dhe vajza. Këtu vetëm diellin kemi, ndërsa atje ka gjithçka, mbi të gjitha të ardhmen e fëmijëve të mi”./ TCH

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Neymar kalon me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në gjurin e majtë

Neymar kalon me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në gjurin e majtë

22/12/2025
VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi

VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, realizon sërish për Trabzonspor

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al