• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Burg kush mban kondicionerin mbi 19 gradë”, Zvicra e mohon, Rama tërhiqet: Rashë viktimë!

17/09/2022
“Burg kush mban kondicionerin mbi 19 gradë”, Zvicra e mohon, Rama tërhiqet: Rashë viktimë!

Fushata e ndërgjegjësimit për kursimin e energjisë në Shqipëri, në kushtet e krizës globale ka shënuar një tjetër precedent kur qeveria propagandon përmes dizinformimit. Faktoje verifikoi si të pavërtetë një deklaratë të ministres së Energjisë Balluku se Zvicra dënon me burg qytetarët që ngrohen me më shumë se 19 gradë. Përgjigjja e qeverisë zvicerane për Faktoje tregon se ky shtet nuk ka mungesa të energjisë elektrike dhe si pasojë as masa ndëshkuese, por ka ftuar qytetarët që vullnetarisht të reduktojnë përdorimin e gazit.

“A e dini se Zvicra dënon me burg ata që e mbajnë kondicionerin mbi 19 gradë?”-kështu iu drejtua ministrja e Energjetikës Belinda Balluku nxënësve të shkollës 9 vjeçare “Lasgush Poradeci” në Tiranë, teksa u komunikonte pasojat nga kriza botërore e energjisë elektrike. E pranishme në këtë takim të datës 14 shtator ishte edhe ministrja Arsimit Evis Kushi. Kjo deklaratë u artikulua më herët edhe nga kryeministri Rama gjatë prezantimit të paketës së re antikrizë, në konferencën e datës 8 shtator.

“Sot lexova që Zvicra ka vendosur penalitetin e tre viteve burg për ata që ngrohin më shumë se 19 gradë shtëpinë e tyre, ashtu sikundër kemi parë që Gjermania ka paraqitur planin për fikjen e dritave në të gjitha rrugët, në të gjitha vitrinat, në të gjitha bizneset pas orës 10 të darkës etj”-u shpreh zoti Rama.

Nisur nga këto deklarata me shumë ndikim në opinionin publik, Faktoje vendosi të bëjë një verifikim, duke iu referuar fillimisht burimeve zyrtare të Këshillit Federal të Zvicrës. Në 15 shtator iu drejtuam me një kërkesë për informacion në rrugë elektronike zyrës së medias ku kërkuam të dijmë nëse është e vërtetë se ka ndonjë vendim për dënim me burg të qytetarëve në lidhje me energjinë.

Qeveria Zvicerane i ktheu përgjigje Faktojes vetëm pak orë pas dërgimit të emailit, përmes zëdhënësit të Departamentit Federal të Ekonomisë dhe Kërkimit, i cili mohon vendimmarrjen për dënimin me burg për rastin në fjalë.

Në këtë përgjigje, zëdhënësi shkruan se aktualisht në Zvicra nuk ka mungesë të energjisë elektrike dhe për këtë arsye nuk janë vendosur kufizime, aq më pak masa ndëshkuese. Ai pranon se një artikull i gazetës Blick është keqkuptuar dhe interpretuar nga persona të caktuar.

“Faleminderit për mesazhin tuaj dhe për përpjekjet tuaja për verifikim.

Një artikull në gazetën Blick është keqkuptuar ose riprodhuar gabimisht nga anëtarë të caktuar të publikut. Aktualisht në Zvicër nuk ka mungesë të energjisë elektrike apo gazit natyror. Prandaj nuk ka në fuqi kufizime apo ndalime për përdorimin e energjisë që mund të shkelen. Aktualisht po përgatiten koncepte nëse kufizimet apo masat mund të bëhen të nevojshme në rast të mungesës së ashpër të gazit natyror ose të energjisë elektrike. Procedurat e konsultimit për një projekt-urdhëresë në lidhje me një mungesë të madhe të gazit janë në vazhdim me grupet e interesit Énergie : mise en consultation des mesures prévues en cas de pénurie de gaz (admin.ch) / Energie: Massnahmen für eine Gasmangellage gehen in Konsultation (admin.ch).

Natyrisht, duhet të mbahet parasysh se si duhet të zbatohen dhe monitorohen kufizimet ose ndalimet e mundshme. Akti Kombëtar i Furnizimit Ekonomik (NESA), i cili do të shërbente si bazë për çdo kufizim apo ndalim, nuk parashikon gjoba administrative në formën e tij aktuale. Për rrjedhojë, ndjekja e shkeljeve sipas NESA do të ishte më e ndërlikuar; megjithatë, çdo gjobë e mundshme nuk do të ishte më e lartë se një gjobë normale administrative. Në çdo rast, një pikë e rëndësishme është se kontrollet e rrepta nuk janë as të realizueshme dhe as të dëshirueshme. Në Zvicër, ne u besojmë njerëzve që të respektojnë ligjin.”-thuhet në përgjigjen zyrtare të Zvicrës për Faktoje.

Faktoje verifikoi edhe artikullin e publikuar në 6 shtator në gazetën Blick ku flitet për masat që mund të merren në rast të mungesës së gazit ndaj atyre që shkelin me dashje parashikimet ligjore.

Nga kërkimet e Faktoje rezulton se qeveria në Zvicër ka kërkuar nga qytetarët që vullnetarisht të reduktojnë me 15% përdorimin e gazit në periudhën Tetor 2022-Mars 2023 që janë edhe muajt më të ftohtë. Kjo fushatë ndërgjegjësimi ka nisur në fund të muajit gusht. Të dhënat tregojnë se vetëm për ngrohje Zvicra shpenzon ¾ e sasisë së gazit të përdorur gjatë dimrit. Familjet, industritë, sektori publik dhe institucionet shtetërore janë ftuar nga qeveria të reduktojnë ngrohjen, me argumentin se një gradë më pak nxehtësi, kursen 5-6% të energjisë.

Kur dizinformimi përdoret për propagandë

Verifikimi i Faktoje mbi dënimin me burg të qytetarëve në Zvicër që ngrohen me më shumë se 19 gradë tregoi se deklarata e ministres Balluku është e pavërtetë. Por diskutimi përtej këtij verifikimi është mbi propagandën që bëhet përmes dizinformimit, sidomos në një kohë të tillë kur qeveritë duhet të mendojnë se si të lehtësojnë qytetarin. Në rastin konkret, prezantohet një paketë antikrizë, por përcillen informacione dizinformuesë për të ndërgjegjësuar popullsinë të kursejë energjinë. Edhe më parë Faktoje ka verifikuar deklarata të pavërteta të zyrtarëvë të qeverisë mbi vendimmarrje të shteteve të tjera në lidhje me çështje madhore.

Në 14 tetor 2021 Faktoje publikoi një artikull mbi deklaratën e kryeministrit Rama se Britania kishte bërë një plan për kufizimin e energjisë. Por një përgjigje nga qeveria britanike për Faktojen e rrëzonte këtë pretendim.

Më herët në 29 shtator 2021 një tjetër artikull i Faktoje, ku përfshiheshin edhe përgjigjet nga qeveria gjermane rrëzoi një tjetër pretendim të kryeministrit në lidhje me agjencinë e mediave si një model i suksesshëm gjerman.

Ndërkohë në 21 mars të 2020 Faktoje verifikoi një video të shpërndarë nga kryeministri Rama duke iu referuar si ndërhyrje e policisë spanjolle për të shpërndarë njerëzit gjatë pandemisë. Videoja i përkiste zhvillimeve në Alegjeri dhe nuk kishte asnjë lidhje me pandeminë. Faktoje.al

Rama: Rashë ‘viktimë’ e një informacioni jo të saktë

“Lidhur me shembullin që sollët, s’e kam dëgjuar këtë keqkuptim, nuk e di por nuk ka rëndësi, mbase mund të jetë një shembull që vjen si rezultat i një keqkuptimi, mbase kam rënë dhe unë viktimë e një informacioni jo të plotë e të saktë. Kërkojë ndjesë jemi në një kohë të tillë, por kjo nuk do të thotë aspak që bota nuk është e mbushur me masa të tilla shtrenguese .

Unë do e verifikoj e do e marr vesh saktësisht si është rasti por shikoni Gjermaninë, shikoni Britaninë e Madhe se si vendet e zhvilluara që nuk të shkon mendja po paraqesin para popujve të tyre planet e kufizimeve të energjisë, gjë që ne nuk kemi dëshirë ta bëjmë.”, tha Rama, gjatë një bashkëbisedimi online me gazetarët./ Faktoje.al

Related Posts

Tepelena në zi, të premten përcillen për në banesën e fundit 3 të rinjtë që u shuan në aksident
Kryesore

Tepelena në zi, të premten përcillen për në banesën e fundit 3 të rinjtë që u shuan në aksident

01/01/2026
E rëndë në Sarandë/ E moshuara bie nga ballkoni, humb jetën (Emri)
Kryesore

55 persona në Sarandë përfundojnë në urgjencë nga fishekzjarrët dhe alkooli

01/01/2026
“Pse m’i more o Zot?”, aktori bën reagimin prekës për të rinjtë nga Tepelena: Të lutem m’i ruaj atje lart (FOTO)
Kryesore

“Pse m’i more o Zot?”, aktori bën reagimin prekës për të rinjtë nga Tepelena: Të lutem m’i ruaj atje lart (FOTO)

01/01/2026
Hapen dyert e burgjeve, rreth 600 vetë përfitojnë nga amnistia për festat e fundvitit
Kryesore

Qeveria hap burgjet/ Ministri i Drejtësisë tregon kush përfiton nga amnistia (VIDEO)

01/01/2026
Viti 2026: Drejtësia do të jetë sërish kryefjala
Kryesore

Viti 2026: Drejtësia do të jetë sërish kryefjala

01/01/2026
Mungesa e librezës nuk iu penalizon, hapat për të përfituar pensionin e pleqërisë
Kryesore

Sot hyn në fuqi sot rritja e pensioneve çdo muaj, ja sa përfitohet sipas kategorive

01/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

Merita Halili rrëfen me emocion gjendjen e rëndë shëndetësore të Parashqevi Simakut: Ishte një lajm bombë për ne

02/01/2026
“Thatësirë” golash në Premier League për vit të ri, Sunderland frenon City-n, zhgënjen Liverpool

“Thatësirë” golash në Premier League për vit të ri, Sunderland frenon City-n, zhgënjen Liverpool

02/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al