Një shqiptar në Athinë është kapur me mbi 15 kg lëndë narkotike. Antidroga greke kishte informacion për lëvizjet e 40 vjeçarit me një makinë të bardhë. Ky automjet përdorej për shpërndarjen e drogës. Ndërkohë shqiptari përdorte banesën e tij për magazinimin e mallit. Pas këtyre dyshimeve është ndërhyrë nga policia në banesën e tij dhe aty janë gjetur dhe sekuestruar 15 kg e 72 gramë marijuanë, peshore elektronike, ndërsa në makinë u gjetën dhe sekuestruan 1.1 gram kokainë dhe 840 euro.